Berisha: Mbeshtetje saudite per Kosoven
Kryeministri Berisha kerkoi diten e djeshme qe Arabia Saudite te njihte pavaresine e Kosoves. Keshtu, ne takimin qe Kryeministri Berisha zhvilloi me ambasadorin e Arabise Saudite ne Tirane, Abdullah S. Alhamadan, me rastin e perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi, kerkoi qe vendi i tij te perdorte influencen edhe ne vendet arabe per te njohur Kosoven si te pavarur. Po keshtu, Berisha me ambasadorin ne ikje te Arabise Saudite foli per marredheniet e mira mes dy vendeve ne te gjitha fushat dhe per kontributin qe ai ka dhene personalisht ne Shqiperi. Nga ana e tij, ambasadori Abdullah S. Alhamadan e falenderoi Berishen per pritjen, dhe u shpreh se largohet me pershtypjet me te shkelqyera per mikpritjen qe ka pasur gjate gjithe kesaj periudhe ne Shqiperi, si dhe e falenderoi Kryeministrin per bashkepunimin e shkelqyer me qeverine shqiptare gjate ketyre viteve. Abdullah S. Alhamadan u shpreh se vendi i tij ka ndjekur me interes dhe gezohet per zhvillimet shume te rendesishme per rajonin, si per ecurine e Shqiperise drejt integrimit ne NATO, ashtu edhe per shpalljen e pavaresise se Kosoves.
F.Mejdini