E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Te vegjlit, deklarata emocionale

Ndarja mes dy partive te medha dhe atyre te vogla per reformen ne sistemin e drejtesise duket se po thellohet edhe me shume. Keshtu, dje, kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, i konsideroi kundershtite e partive te vogla per draftin e paraqitur nga mazhoranca si emocionale dhe shume agresive. Sipas tij, nuk mund te shperfillej nisma e nje grupi parlamentar te madh, sic eshte ai socialist. "E quaj te pajustifikuar reagimin, aq me teper qe eshte nje reagim emocional dhe shume agresiv per shkak se e para kemi te bejme me nje nisme dhe nisma nuk i mohohet asnje deputeti, jo me nje grupi te madh parlamentar", deklaroi Patozi ne nje prononcim per mediat. Keshtu kreu i grupit me te madh parlamentar deklaroi se kreret e partive te vogla duhet te marrin pjese aktivisht ne diskutimin e ketij drafti dhe aty te mundohen te korrigjojne mangesite qe ai mund te kete. Nga ana tjeter, Patozi deklaroi se drafti i socialisteve eshte nje nisme e rendesishme qe eliminon plotesisht fenomenin e "Dushkut", i cili ka deformuar zgjedhjet nder vite. "Kjo eshte nje nisme e cila mund te korrektohet, mund te plotesohet me tej para se te shkoje ne seance te parlamentit, por c'eshte me e rendesishmja, kjo nisme po te lexohet drejte eshte nje lamtumire e nje sistemi qe ka krijuar deviacione te medha te votes te qytetareve shqiptare, eshte nje lamtumire per 'Dushkun'", deklaroi Patozi. Sipas tij, te gjithe aktoret e parlamentit duhet te ndergjegjesoheshin se ky duhet te eliminonin fenomenet negative te sistemit aktual zgjedhor, ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te ishin te ndershme dhe te lira.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›