E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, ne Itali per programin qeverises

Oli Xhilaga
Kryesocialisti Edi Rama insiston ne perthithjen e ideve per hartimin e programit te ri qeverises. Ky eshte dhe qellimi i vizites se nisur dje ne Itali nga kryetari i PS-se, Edi Rama, duke kerkuar ne kete menyre ide dhe mendime nga ekspertet e te majtes italiane. Ne kete menyre, kryetari Rama u nis dje ne shtetin fqinj, Itali, ku do te takohet me ekonomiste te shquar per t'u keshilluar lidhur me platformen ekonomike qe do te hartoje PS, per ta implementuar menjehere pas ardhjes ne pushtet, ne rast fitoreje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kesisoj, paralelisht me takimet e tij te programuara ne turin "Dialogu me Shqiperine", kreu i selise roze vijon takime dhe me eksperte te fushave te ndryshme ne funksion te hartimit te programit te ri qeverises. Madje, ne kete pike, sjellim ne kujtese se pak kohe me pare, kryetari Rama pati zhvilluar nje vizite ne Gjermani, pikerisht per kete ceshtje, ku eshte Partia Socialdemokrate gjermane, e cila ka dhene nje konsulence te vazhdueshme me ane te eksperteve te saj per hartimin e platformave te qeverisjes se ardhshme. Ish-ministri Jashtem gjerman, Kristofer Zopel, eshte nje nga perfaqesuesit kryesore te kesaj partie, i cili ka dhene nje ndihmese te vazhdueshme per ceshtjet e diskutuara deri me tani, lidhur me diskutimet per programin e ri qeverises te PS-se. Nderkohe qe behet e ditur se ne vjeshte selia roze do te shpalose draftin e pare te programit te saj, i cili do te zbrese serish ne baze per te qene pjese e tryezave te diskutimit me te gjithe perfaqesuesit e shoqerise shqiptare.
Programi
Kupola roze pati vendosur qe perpara se te hartoje programin e saj politik te njohe nga afer mangesite e shumta qe ndien jeta e perditshme. Per kete arsye, ekipi drejtues i PS-se ndermori takime intensive ne cdo cep te vendit per t'u njohur nga afer me problemet dhe shqetesimet e banoreve. Kjo do te ishte me pak fjale permbledhja qe mund t'i behet strategjise se zgjedhur nga kupola roze per te hartuar programin e saj politik. E qe nderkohe do ta sillte Partine Socialiste ne pushtet. Duke njohur problemet dhe shqetesimet e zonave te ndryshme, ekipi drejtues i PS-se ka programuar qe me pare te perthithe te gjithe elementet, per t'ia deleguar ato strukturave perkatese, te cilat do t'i implementojne ne programin politik te partise. Por e vecanta ne kete rast eshte se cdo zone do te kete programin e saj, ndryshe nga nje zone tjeter, e cila mund te kete nje tjeter prioritet per t'i dhene zgjidhje. E ne perfundim te te gjithe kesaj ideje, ne momentin kur vendi te perfshihet ne ethet e zgjedhjeve te ardhshme, socialistet do te kene premtimet e tyre per cdo zone, sipas nevojave te tyre. Perpos takimeve te zhvilluara nga lidershipi i PS-se, pergjate kesaj kohe nuk kane munguar dhe organizimi i tryezave per ceshtje te ndryshme, duke prekur tema te cilat jo pak kane shqetesuar shoqerine shqiptare. Por qellimi i ketyre tryezave ka pas synim qe vec shpalosjes se ideve qe Partia Socialiste ka per keto ceshtje, te perthithe dhe mendimet e eksperteve te huaj dhe shqiptare, te cilet kane qene pjesemarres ne keto takime. Pikerisht, substraktin e ketyre takimeve, Rama do ta konsultoje me specialiste te huaj per hartimin e programit qeverises.

8 muaj ishin parashikuar nga lidershipi i selise roze per te vijuar me turin "Dialog me Shqiperine". E gjithe strategjia e PS-se u fokusua ne zhvillimin e takimeve ne cdo cep te vendit, per te bere te mundur hartimin e nje programi real politik.

300 tryeza jane organizuar ne komuna dhe bashki te vendit me perfaqesues te te gjithe ketyre komuniteteve, ku ne baze kane qene temat e ndryshme, mbi te cilat ishte perqendruar dhe turi i dialogut te kryetarit Rama. Bujqesia, shendetesia, mjedisi disa nga enciklikat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›