E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Partite, dialog dhe konsensus per propozimet

Dialog te gjere mes te gjitha forcave politike kerkoi dje dhe kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Robert Bosch. Ne nje reagim ndaj propozimeve te fundit te bera per reformen, Bosch theksoi se dialogu dhe bashkepunimi per reformen duhet te perfshije te gjitha forcat politike. "OSBE inkurajon te gjitha partite te debatojne mbi propozimet dhe te arrijne nje marreveshje nderpartiake sa me te gjere te mundshme per nje sistem zgjedhor qe i pershtatet me mire realitetit shqiptar", u shpreh Bosch. Ai theksoi se prezenca e OSBE-se eshte e gatshme t'i siguroje mbeshtetje teknike Kuvendit, por jane aktoret politike shqiptare, ata qe duhet te vendosin se si te ecin perpara. Duke lene te kuptohet se partite duhet te dalin me nje model e te gjejne konsensusin e munguar sa me pare. Bosch vleresoi propozimet qe jane paraqitur deri me sot per reformen. Ambasadori i OSBE-se u tregua shume i kujdesshem qe te mos specifikoje se cilen variant nga ato te propozuara mes PD-PS apo partite e vogla, OSBE e gjen si me te pershtatshem. Bosch vuri ne dukje si nje hap vetem levizjen e dorezimin e propozimeve mbi reformen. Propozime qe synojne permiresimin e sistemit elektoral. Duke vleresuar propozimet e socialisteve dhe mbeshtetjen e partise me te madhe ne mazhorances, kreu i OSBE ne Shqiperi shpreson ne konsensusin e te gjitha forcave politike.
Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Fratini, kerkoi gjate vizites se tij realizimin e reformes zgjedhore, si kusht per liberalizimin e vizave. I njejti sinjal se Shqiperia duhet te realizoje reformat u dha dhe nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. Ai u beri thirrje partive politike qe ta gjejne vete zgjidhjen e sistemit zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›