E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet "Java Kulturore Austriake"

Projekti Mozaik hapi në Tiranë "Javën Kulturore Austriake". Mozaik ka si qëllim mbështetjen e artit ,kulturës dhe arsimit shqiptar. Ai kërkon te mbështesë pedagogë, studentë dhe nxënës të të gjitha gjinive të artit e të muzikës, si dhe artistë e muzikantë profesionistë duke i përballur me kërkesat e reja te pedagogjisë dhe artit bashkëkohor. Gjatë zhvillimit të konferencës morën pjesë ambasadori austriak në Shqipëri, Florian Raunig, drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, dekani i artit skenik pranë Akademisë së Arteve si dhe drejtoresha organizative e projektit Emi Aliçka. Mozaik është një projekt austriako-shqiptar i cili nisi në vitin 2007.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›