E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama Hetimi ka nisur kerkojme ndihme nga nderkombetaret

Kryeprokurorja Ina Rama ne nje konference per shtyp ku kishte ftuar dhe ambasadorin e SHBA-se Aleksander Arvizu i ka kerkuar ketij te fundit asistence hetimore nga vendi i tij. Kryeprokurorja Ina Rama ne konferencen e pare per shtyp pas ngjarjeve te 21 janarit tha se Prokuroria ka nisur hetimet dhe se ky do te jete nje hetim profesional dhe i pavarur. Sipas Kryeprokurores Shtetet e Bashkuara te Amerikes disponojne asistencen e nevojshme teknike.

Ndersa ne fjalen e tij ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu pasi shprehu keqardhjen e tij per ngjarjet e 21 janarit dhe per jetet e humbura tha se do ta shqyrtoje me kujdes kerkesen e Kryeprokurores Ina Rama. Arvizu beri thirrje gjithashtu qe dy partite me te medha ne vend te anullonin tubimet e paralajmeruara.



Ky do te jete reagimi i pare i Kryeprokurores pas demonstrates se 21 janarit ku humben jeten tre persona dhe shume te tjere u plagosen. Kryeprokurorja Ina Rama eshte perballur gjate keyre diteve me akuza te njepasnjeshme nga ana e mazhorances per anshmeri te saj ne hetime.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›