E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE miraton raportin e Dik Martit

Ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes sapo eshte miratuar raporti i zviceranit Dik Marti.

Raporti akuzon kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci dhe disa prej ish-drejtuesve te UK-se per perfshirje ne krimin e organizuar perfshire trafikun e organeve.

I vetmi ndryshim qe pesoi raporti pas debatit te sotem ishte titulli te cilit i eshte shtuar fjala hetim mbi trafikimin.



Sot eshte nje tjeter raport i iniciuar nga Rusia i mbeshtetur nga Serbia me qellim qe te sulmoje BE-ne SHBA UK-ne dhe Hashim Thacin. Keshtu u shpreh sot deputeti shqiptar Shpetim Idrizi ne fjalen e tij ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Raporti i Dik Martit eshte nje vazhdimesi e politikes se Milloshevicit ndaj shqiptareve te Kosoves tha Idrizi ndersa shtoi se raporti nuk mund te gjeje asnje te vdekur qe i jane marre organet.

Ai ftoi raportuesin Marti qe te publikoje te gjitha intervistat qe jane bere ne lidhje me akuzat.

Organet nuk mund te vihen nga nje trup ne tjetrin. Ky raport eshte plot te paverteta dhe ne te shihet se kriminelet jane bere baraz me viktimat. Milloshevici i ka perdorur keto fabrika per te fabrikuar keto te paverteta dhe per te barazuar kriminelet me viktimat- u shpreh Idrizi

Kosova qe nga mbarimi i luftes eshte nje prej vendeve me te monitoruara nese do te kishte dicka te vertete ne keto akuza ata duhet te ishin zbuluar tha Idrizi. Ai bei thirrje qe te behen sa me shpejt hetimet dhe te gjitha provat te behen publike.



Marti ka lexuar raportin e tij dhe njekohesisht ka filluar mbrojtjen e akuzave te hedhura ne te. Ai ka thene se per akuzat e ngritura ne raportin e tij deri tani eshte heshtur.

Sipas tij ka pasur nje indiference totale ne lidhje me zhdukjen apo vrasjen e deshmitareve te asaj qe ai e ka quajtur trafik organesh nga pjesetare te Ushtrise lirimtare te Kosoves. Provat nuk mund te shkaterrohen ka theksuar Marti gjate mbrojtjes se raportit. Mes te tjerash raporteri i Keshillit te Europes ka sugjeruar qe ky raport duhet lexuar me kujdes pasi ai nuk eshte kunder Kosoves.

Ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes po merr pjese edhe delegacioni shqiptar. Deputeti Shpetim Idrizi gjate fjales se tij duke theksuar se deshmite ne lidhje me raportin duhet te behen publike tha se se Shqiperia eshte ne favor te hetimeve ne lidhje me akuzat e hedhura ne raport. Ky raport pa asnje fakt ne te cilin UK-ja akuzohet si trafikuese organesh eshte i mbeshtetur nga Rusia dhe Serbia por Kosova eshte vendi me i monitoruar tha Idrizi gjate seances se sotme ne Keshillin e Europes ne Strasburg.

Ne vijim te diskutimeve fjalen e mori perfaqesuesja e Bosnje Hercegovines e cila e pergeezoi Martin per punen e shkelqyer sipas saj. Ne miratuam planin e Ahtisarit qe coi me pas ne pavaresine e Kosoves- tha ajo- por edhe tani Kosova eshte nje
rajon problematik. Nuk mund te rri pa folur per trajtimin cnjerezor ndaj personave per trafikimin e organeve te narkotikeve e burgjet sekrete. Te gjitha keto kane ndodhur. Ajo theksoi se duhet te sigurohemi qe te zhvillohen hetime pasi te ashtuquajturat fakte ekzistojne.

Ne fjalen e tij Ilir Rusmali anetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes per ceshtjen e raportit Marti ai beri nje apel per te shqyrtuar akuzat e ngritura ne raport. Ky raport eshte nje dokument plot kunderthenie dhe per kete pergjegjesia eshte e autorit. shte nje dokument qe ne Shqiperi dhe Kosove ka qene shume kontavers dhe ne si delegacion shprehemi se Shqiperia eshte ne favor te hetimeve pasi vetem nepermjet tyre akuzat mund te sqarohen. Rusmali e mbylli fjalen e tij duke theksuar se Ne i besojme EULEX-in dhe e mbeshtesim punen e tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›