Arvizu Rames Ndiq shembullin e Berishes

Kryeministri Berisha eshte shume efikas per te shitur imazhin e Shqiperise. Do te doja te shihja zotin Rama dhe ndonje tjeter perfaqesues te opozites ne vende si Nju Jork qe te inkurajojne me shume turiste te vijne ne Shqiperi
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Arvizu gjate intervistes se dhene per ABC News nga Brukseli i ka bere thirrje liderit te opozites Edi Rama qe te ndjeke shembullin e Kryeministri Sali Berisha. Arvizu theksoi se Kryeministri shqiptar perfaqesoi me se miri imazhin e Shqiperise gjate pjesemarrjes se tij ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara te zhvilluar ne Nju Jork. Ai ka theksuar se do te deshironte qe te shihte liderin socialist apo ndonje perfaqesues tjeter te kesaj force politike qe te perfaqesoje imazhin e Shqiperise po kaq mire sa Kryeministri. Sipas tij vizita e kreut te qeverise shqiptare ne SHBA ka siguruar rritjen e numrit te operatoreve turistike dhe investitoreve te huaj per Shqiperine. Kryeministri Berisha eshte shume efikas per te shitur imazhin e Shqiperise. Ai dukej se ishte ne elementin e tij ne Nju Jork. Do te doja te shihja zotin Rama dhe ndonje tjeter perfaqesues te opozites ne vende si Nju Jork Cikago apo Uashtingon qe te inkurajojne me shume turiste te vijne ne Shqiperi apo te thithin investimet pasi sa me shume te tilla amerikane dhe evropiane te kete aq me mire eshte per vendin. Ndoshta amerikanet qe do te vijne ketu do te befasohen nga mikpritja e shqiptareve dhe do te hapin biznese te vogla. Kjo eshte pa diskutim pozitive per Shqiperine - eshte shprehur ambasadori amerikan.
Arvizu Integrimi duhet te jete pika kryesore ne axhenden politike
Gjithashtu ambasadori Arvizu ka theksuar se vendi nuk ka rruge tjeter pervecse ta konsideroje momentin aktual si oportunitet per te ecur perpara me axhenden evropiane dhe se sinjalet per reformen elektorale jane inkurajuese. Sipas tij te dyja palet duhet ta shohin kete si oportunitet per te ecur perpara me axhenden evropiane. Ne punen time duhet te jesh optimist dhe realist per tia dale mbane. Me pelqeu ajo qe tha ambasadori Sekui dje per progres-raportin qe te dyja palet duhet ta shohin kete si oportunitet per te ecur perpara me axhenden evropiane - tha Arvizu. Ndersa shtoi se palet duhet te lene menjane akuzat e tyre politike dhe te bashkepunojne me njera-tjetren pasi nuk kane asnje rrugezgjidhje tjeter. Fillimisht do te ndodhe ajo qe ne e quajme loja e fajit ku secili ia hedh fajin njeri-tjetrit. Ndoshta do te kete cikle te reja te saj. Por pas kesaj te dyja palet duhet te shohin se ka nje oportunitet. Une dua ta besoj kete pasi mendoj se vendi nuk ka zgjidhje tjeter. Javen e kaluar ne festuam 20-vjetorin e hapjes se Ambasades Amerikane. Njerezit me degjuan te thosha se nuk vend tjeter ne Evrope qe ka ecur kaq ne 20 vjet sesa Shqiperia dhe te gjithe shqiptaret duhet te jene krenare per arritjet e tyre- vijoi me tej Arvizu. Sipas tij Shqiperia ka bere progres gjate ketyre 20 viteve por duhet ende shume pune pasi ne dy vitet e fundit ne vendin tone ka pasur stanacion politik dhe kjo eshte e papranueshme ne nje vend demokratik. Shqiperia sot eshte e pakrahasueshme me Shqiperine e 1991-1992. Por me bisedimet qe kam patur me kolege te mi ne nje konference ne Bruksel dhe ne Ljubjane eshte evidente qe asnje vend nuk qendron ne vend secili vend shkon perpara. Procesi i zhvillimit ekonomik eshte nje proces dinamik. Le te jemi te sinqerte. Per dy vjet situata ne Shqiperi jo vetem ka qene ne stanjacion por ka bere regres. Jane dy vite te humbura. Keshtu qe duhet rikuperuar koha e humbur - u shpreh me tej ambasadori amerikan. Nder te tjera ai theksoi se i sheh inkurajuese sinjalet qe vijne per reformen elektorale per te angazhuar edhe ekspertizen e Komisionit te Venecias ekspertize qe eshte e mirenjohur dhe qe do te sjelle nje mbeshtetje ndryshimet qe nevojiten ne kodin elektoral.