Meksi Drejtuesit politike ti hapin rruge axhendes evropiane
Kryetarja e Komisionit te Integrimit deputetja socialiste Ermelinda Meksi i sugjeron kryetarit te saj te ulet te tryeze me Kryeministrin Sali Berisha per te punuar per axhenden e integrimit. Drejtuesit tane politike te nivelit me te larte te mos komunikojne me ne distance per hir te interesave kombetare por te ulen dhe ti hapin rruge per here te pare kesaj axhende evropiane - tha ish-ministrja e Integrimit. Ajo shtoi se progres-raporti i Komisionit Evropian duhet te na beje te ulim koken edhe pse mazhoranca eshte e bindur se Shqiperia do te merrte statusin e kandidatit nese opozita do te votonte ligjet. Raporti per fat te keq erdhi negativ per here te dyte. Ai vuri nje varg problemesh edhe ne lidhje me adoptimin e ligjeve. Refuzimi i statusit te kandidatit ka kosto per vendin. Nuk duhet te neglizhojme ato qe thote progres-raporti. Duhet nje tjeter qasje nga ana e deputeteve - tha Meksi. Sipas saj duhet te ndertojme institucione te pavarura. Praktikisht ne jemi larg asaj qe kerkon Evropa ne keto ceshtje. Ky Parlament nderkaq nuk duhet te harroje edhe realizimin e reformes zgjedhore - deklaroi Meksi. Ajo shprehu shqetesimin se raporti rendit Shqiperine ne krah me Bosnjen e Kosoven qe kane shume probleme per ekzistencen si vend. Kur Serbia eshte ne gjendje te binde BE-ne qe do nise dialogun me Kosoven ne nuk jemi ne gjendje te bindim per dialogun tone brenda - u shpreh ligjvenesja socialiste.