Axhenda parlamentare ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit brenda 3 javeve
Ndryshimet ne Rregulloren e Parlamentit do te diskutohen brenda 3 javeve. Kete gje parashikon kalendari i punes se Kuvendit i miratuar ne seancen e djeshme plenare.
Projektvendimi Per disa ndryshime ne vendimin nr. 166 date 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit te Shqiperise te ndryshuar eshte dorezuar ne Kuvend si kerkese e ligjvenesve socialiste. Nepermjet ketij drafti PS kerkon rikthimin e votes se fshehte ne zgjedhjen apo shkarkimin e anetareve te organeve kushtetuese nderkohe qe propozon heqjen e seancave degjimore ne komisionin e ligjeve me kandidatet para se keta ti kalojne per votim seances plenare. Ne 11 nenet e draftit ne fjale perfshihen edhe ato qe lidhen me seancat plenare dhe me te drejten e fjales qe kane dhe perfaqesuesit e opozites. PS kerkon qe ceshtjet jashte rendit te dites te diskutohen ne fillim te seances nderkohe qe kryetarit te grupit parlamentar opozitar ti jepet fjala sa here qe flet dhe Kryeministri. Gjithashtu socialistet propozojne edhe uljen e masave ndeshkuese per rastet e shkeljes se rregulloreve ku masa me e rende te ulet nga 21 dite ne vetem 15 dite. Nderkohe rikthehen per diskutim ne komisionet parlamentare ndryshimet ne ligjin per titujt e pronesise dhe tokes bujqesore. Programi i miratuar ne seancen e djeshme plenare qe parashikon draftet qe do te merren ne diskutim nga komisionet parlamentare nga data 17 tetor deri ne 25 nentor parashikon diskutimin ne Komisionin e Ligjeve me pas dhe te Veprimtarise Prodhuese te projektligjit Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9948 date 7.7.2008 Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore te ndryshuar. Ky draft i ardhur ne Kuvend dhe i rikthyer per rishikim pas amendimeve te deputetit Viktor Gumi. Ai beri disa amendime per te ndryshuar nga titulli i ligjit deri te kategorite perfituese apo proceset e animimit. Ndryshimet ne ligjin nr. 9948 parashikojne shtyrjen e procesit te verifikimit te titujve te pronesise deri ne 31 dhjetor te vitit 2012 nderkohe qe u jepen edhe kompetenca shtese vendoreve. Eumlshte serish per diskutim dhe projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8053 date 21.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore te ndryshuar. Ndryshime ne kete draft parashikonin dhenien ne pronesi te tokave te ish-ndermarrjeve bujqesore duke sqaruar te gjitha karakteristikat per te percaktuar kategorite perfituese qe nuk ishte parashikuar e plote ne ligjin baze te vitit 1995.
Ndryshimet ne ligjet qe kerkojne 3/5 dhe projektligji per arsimin e larte jane te tjera drafte qe do te diskutohen.