E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzimi i statusit Berisha Opozita votoi kunder shqiptareve

Gati per bashkepunim por ate qe kryetari juaj nuk e mori me vote nuk do te mund ta marre ne tryeze Vendimi negativ i Brukselit Ruci shpall fitoren

Progres-raporti i Brukselit i cili dha nje tjeter vendim negativ per Shqiperine u debatua gjate ne seancen e djeshme plenare. E ndersa ne te rekomandohej bashkepunim mes paleve mazhoranca dhe opozita debatoi serish per te gjetur fajtorin e ngercit politik. Kreu i qeverise Sali Berisha theksoi se vendimi negativ erdhi pas ngercit politik dhe bllokimit te vendosur nga opozita. Kryeministri theksi se ajo qe opozita u beri shqiptareve nuk ua ka bere as pushtuesi me barbar. Sipas tij qeveria vazhdoi punen e saj per reformat dhe per te permiresuar jeten e qytetareve por ishte opozita e miliardereve e cila votoi edhe kunder rritjes se rrogave e pensioneve si dhe vendosi te mos jepte voten per reforma te rendesishme dhe ligjet qe kerkojne 3/5. Pavaresisht kesaj situate Kryeministri ftoi serish opoziten per bashkepunim ndersa theksoi se opozita duhet te harroje qe ate gje qe kryetari i tyre nuk e merr me vote do te mund ta marre ne tryeze. Por kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci nxitoi te shpallte fitoren e opozites ndersa kerkoi doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha por edhe ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Ruci kerkoi gjithashtu nje seance te posacme per mocion me debat per progres-raportin. Nderkohe qe fjala e kreut te qeverise u shoqerua edhe me replika te deputeteve socialiste qe kontestonin arritjet e qeverise.

Debatet Berisha-Ruci

Kjo qeveri do te beje gjithcka qe procesi i integrimit ne Bashkimin Evropian te jete i pakthyeshem dhe per ta afruar vendin tone drejt tij. Por qe shqiptaret ta gezojne kete proces me dinjitet duhet qe secili prej tyre ta marre si nje proces te bazuar ne merite dhe performance - premtoi dje Kryeministri Sali Berisha duke komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian qe u publikua diten e merkure dhe refuzimin e statusit te kandidatit per Shqiperine. Pikerisht se kemi ndjekur standardet ne ia kemi arritur qe me rritjen e pagave dhe te pensioneve ne te leme prapa 2-3 vende te BE-se. Se kemi ndjekur keto standarde ne kemi sot ne sistemin tone arsimor nivelet me te larta te rekrutimit ne Evrope dhe ne bote. Se kemi ndjekur keto standarde Shqiperia arriti nivele te jashtezakonshme ekonomike. Se kemi ndjekur keto standarde renditemi sot ne nje nga vendet qe garanton me mire se te tjeret investimet e huaja ne vend. Se kemi ndjekur keto standarde ia kemi dale qe eksportet e ketij vendi te 3-fishohen ne pak vite. Se kemi ndjekur keto standarde Shqiperia sot eshte sot anetare e NATO-s dhe shqiptaret levizin te lire ne mbare Evropen. Ky eshte zotimi yne - tha ai duke vene ne dukje arritjet e qeverise. Por sipas tij ka edhe nje realitet tjeter ai qe fal opozita. E cila sipas Kryeministrit voton kunder rritjes se pagave dhe pensioneve kunder uljes se taksave kunder gjerave qe permiresojne jeten e qytetareve. Vetem dhe vetem se duan te ferkojne duart me izolimin e qytetareve dhe me pagat e pensionet e uleta. Unike ne historine e vendit dhe te Evropes qe nje opozite nga mengjesi deri ne darke lufton per te bllokuar heqjen e vizave - tha ai duke kritikuar opoziten. Berisha citoi me tej se edhe personalitetet e Brukselit habiteshin me qendrimin e opozites. Nje dite ne tempullin e Brukselit nje personalitet i shquar do te me thoshte Mire ai zoteri se eshte kaq antishqiptar po ata qe e ndjekin ne kete menyre cfare jane Pergjigjja ime ishte se edhe ai edhe ata jane shqiptare sepse ate qe i kane bere shqiptaret Shqiperise nuk ia ka bere asnje barbar. Ate qe i ka bere Enver Hoxha Shqiperise nuk ia kane bere te gjitha pushtimet. Ate qe i kane bere Toptanet dhe Haxhiqamilet Shqiperise nuk ia kane bere te gjithe okupatoret. Ate qe i kane bere shqiptaret Shqiperise nuk ia ka bere kurrkush - tha ai. Kryeministri theksoi se mbetet i vendosur dhe i hapur per bashkepunim konstruktiv me opoziten mbi bazen e parimeve te shpallura. Ne doni te ulemi per reformen zgjedhore jam absolutisht dakord ne doni per reformen e rregullores jam perseri absolutisht dakord - iu drejtua ai deputeteve te opozites te pranishem ne salle. Por fteses per bashkepunim kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci iu pergjigj me kerkese per doreheqjen e Kryeministrit dhe ministres se Integrimit. Ndersa theksoi se progres-raporti i Komisionit Evropian dhe refuzimi i statusit te kandidatit per Shqiperine ishin nje gje e pritshme Ruci pohoi se kjo nuk ishte per faj te opozites. Cila eshte pergjegjesia e opozites per politizimin e administrates publike Po per mungesen e pavaresise se medias se okupuar nga qeveria Po per organet e drejtesise Po per korrupsionin galopant Po per krimin e organizuar Se ju vidhni votimet dhe nuk beni dot zgjedhje te lira duke e ditur se keto jane disa nga pretendimet e Komisionit Evropian - tha ai. Sipas Rucit mazhoranca duhet te jape llogari per dy gjera E para per humbjen e besueshmerise te Shqiperise ne arenen nderkombetare dhe e dyta qe kane humbur shume interesa ekonomike te shqiptareve.

Kryeministri opozites

Nese doni te beheni zedhenes te Presidentit behuni por ne jemi shumica sovrane e popullit shqiptar dhe do ti permbahemi sovranitetit. Ju vazhdoni ashtu si te doni Ne nuk ju diktojme asgje. Kjo eshte oferta jone. Te jeni te sigurt se shqiptaret ashtu sic e pane qe bete gjithcka per te bllokuar vizat ju dhane 141 mije vota me pak 2013-a do te vije shume shpejt dhe do tju japin 330 mije vota me pak. Ju vazhdoni te bertisni lsquoRrofte kryetari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›