E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Fier: Rama, pengesë e projekteve të mëdha

Ndërsa ka prezantuar investimin e 17.9 milion eurove, kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama, se po bëhet pengesë e projekteve të mëdha për zhvillimin e vendit.

Këtë deklaratë kreu i mazhorancës e ka përcjellë nga Fieri ku ka inaguruar linjën e tensionit të lartë 220 kv Tiranë-Elbasan-Fier. “Kritikat në adresë të qeverisë shqiptare vijnë si pasojë e smirës dhe verbërisë politike të lidershipit socialist”, tha Berisha, duke garantuar shqiptarët se “qeveria do të vijojë investimet e fuqishme në fushën e energjisë, me qëllimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë më pak për energjinë elektrike”.
 

Berisha tha se prioritet i qeverisë së tij mbetet energjia e rinovueshme, si investimet më të mëdha pas rrugëve dhe infrastrukturës. "Që prej vitit 2005 deri në 2011-ën qeveria shqiptare ka investuar në fushën e energjisë gjysmë miliard euro, në ndërtimin e 46 hidrocentraleve të rinj, ndërkohë që 100 HEC-e të tjerë janë në përfundim”, tha kryeministri.

Tre nënstacionet Tirana 1, Elbasani 1, dhe Fieri, mbulojnë me furnizimin me energji elektrike rreth 80 % të Tiranës, qarqeve Elbasan, Fier, Vlorë dhe jugun e vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›