Inovacioni, Rama: Qeverisja jonë, modernizim rrënjësor

Kreu i PS, Edi Rama
TIRANE- Kryetari i PS-se, Edi Rama garantoi se ne qeverisjen e tij do te kete modernizim rrenjesor dhe shfrytezim efikas te te reja te teknologjise.
Ne tryezen e sotme te PS per Teknologjine dhe Inovacionit Rama deklaroi se inovacioni do perdoret edhe për të shembur edhe barrierat.
“Këto barriera i diferencojnë shqipëtarët edhe në drejtimin e kujdesit shëndetësor dhe të nivelit të arsimimit. Kjo është një cështje që politika duhet të adresojë sepse koha ikën me shpejtësi. Në programin tonë ne jemi shprehur se qeverisja jonë do të modernizohet dhe qeveisja do të synojë standarte me BE. Në synojmë që brenda një mandati qeverisës të bëjmë një sistem të plotë dixhital për arsimin. Programi jonë kuron gjendjen dhe do i japë mundësi për kurim shëndetësor shqiptarëve, por do të ulë edhe kostot shumë të larta që në radhë të parë janë kosto të korrupsionit,- tha Rama.
Sipas tij, aktualisht ka mospërputhjes dixhitale në regjistrimin e pronave.
“Janë shpenzuar jo pak para të familjes europiane në adresë të Shqipërisë, por edhe të parave të taksa paguesve shqiptarë. Para ca viteve u krye një regjistrim ortografik i Shqipërisë dhe sot shohim mospërputhje në shumë fusha dhe nisma të tjera pasi nuk kemi një inventar të të gjitha këtyre sistemeve mbi pronësinë, territorin dhe pasuritë e vendit”,- theksoi Rama.