Qeveria të rrisë ritmin, për emrat vendos Berisha

Tritan Shehu
Flet deputeti i PD, Tritan Shehu: Do jetë viti më i rëndësishëm.
Shehu: PD-LSI, koalicioni i parë real që nga 1992.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, propozon zgjerimin e koalicionit me parti që sot janë pjesë e spektrit të majtë. Në një intervistë për gazetën Panorama, ai flet gjithashtu edhe për ndryshimet në qeveri.
Ditët e fundit janë shtuar zërat brenda maxhorancës për ndryshime në qeveri. Në këndvështrimin tuaj, a duhet të ketë rikompozim të kabinetit para zgjedhjeve të ardhshme?
Unë kam vlerësimet e mia më të mira për punën e qeverisë për këto tri vite. Është bërë një punë e lavdërueshme nga ekzekutivi në arritjen e një sërë sfidash. Ne futemi në vitin e fundit të kësaj periudhe dhe jam i bindur se ky vit do të jetë i rëndësishëm për të realizuar objektivat tanë elektoralë. Ne do të shtojmë ritmin e punës për të përmbushur detyrimet që kemi ndaj elektoratit. Unë këtë nuk e lidh me emra apo mbiemra të veçantë. Analiza në lidhje me emrat, konkluzionet për punën e emrave të veçantë i takon në radhë të parë Kryeministrit për ta bërë. Berisha është jo vetëm kryetari i PD-së, por edhe kryetari i koalicionit. Ky është një problem që Kryeministri do ta ndjekë me vëmendje, siç ka ndjekur shtyrjen përpara të reformave.
Gjatë negociatave për zgjedhjen e Presidentit, vendimet u morën nga krerët e partive. A vihet re një mungesë e frymës kritike dhe e diskutimit brenda forumeve?
Për mua është krejt normale që mandatin e ka kryetari i partisë. Zoti Berisha e mori këtë mandat edhe nga Kryesia e partisë dhe së bashku me kolegë të tjerë negocioi për këtë çështje. Nuk kanë munguar as kontaktet me Grupin Parlamentar të PD-së, madje ato ishin të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe ku u tërhoqën mendime. Koalicioni që përfaqësohet nga kryetarët e partive tregoi se funksionoi, ishte një koalicion real. PD-ja tregoi se di të respektojë marrëveshjet dhe aleatët, gjë që dha rezultate pozitive. Koalicioni tregoi forcën dhe dinamizmin e tij në këtë proces.
A duhet që PD-ja dhe LSI-ja të dalin bashkë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
Unë do të pyesja nëse PD dhe LSI kanë ndonjë arsye që të mos dalin së bashku në zgjedhjet e ardhshme? Unë mendoj se nuk ka. Koalicioni ka funksionuar normalisht dhe ka qenë solid. Ky është i pari koalicion real që ekziston në Shqipëri nga viti 1992. Nga ai vit ka pasur koalicione por ato nuk kanë qenë reale, sepse një parti i bënte vetë numrat dhe nuk kishte nevojë absolute për anëtarët e koalicionit. Askush nuk mundet të gjejë një arsye pse ky koalicion nuk duhet përsëritur. Janë të gjitha premisat që edhe me partitë e tjera të koalicionit, si PDIU dhe PR, të zgjerohet akoma më shumë. Ne dimë të mos bllokojmë njëri-tjetrin brenda koalicionit.
Kur flisni për zgjerim koalicioni, këtu futet edhe Lëvizja e re e Nanos, apo PDK dhe PDS?
Unë nuk dua të flas për emra partish, sepse këto i takojnë atyre që do të bëjnë negociatat. Unë kam dëgjuar forca politike që i përkasin koalicionit të majtë që duan të ikin që andej dhe të bashkëngjiten në koalicionin e djathtë, sepse e gjejnë veten të mirëvendosur në koalicionin tonë. Duhet të mendohet që sot për zgjerimin në zgjedhjet e vitit 2013.
Lajla Përnaska
Unë i besoj dinamizmit të qeverisë, që përfshin edhe ndryshim emrash. Pa diskutim që duhet të ketë edhe ndryshim emrash. Në logjikën time, nuk jam asnjëherë në statuskuonë e gjatë, përkundrazi, besoj që edhe ndryshimi i kapaciteteve i jep një dinamikë të re performancës së qeverisë. Unë jam e bindur që brenda PD-së ka kapacitete ende të pashpalosura në nivel qeveritar, u shpreh tri ditë më parë deputetja e PD-së.Luçiano Boçi
Sipas deputetit të qarkut të Elbasanit ndryshimet e supozuara dhe të kërkuara në deklarata të ndryshme të përfaqësuesve të maxhorancës janë pjesë e natyrshme e kërkimit të ritmeve të reja qeverisëse, larg çdo personalizimi. Ato sjellin dinamika të reja marrëdhëniesh aleance dhe stimulojnë energjitë e fjetura. Gjithsesi, është Kryeministri ai që në bazë të performancës së kabineteve përkatëse – që duhet thënë që në tërësi është e mirë – vendos për rrotacione apo për lëvizje më të thella.
ADI SHKEMBI
Në një intervistë për gazetën Panorama, ai flet gjithashtu edhe për ndryshimet në qeveri.Ditët e fundit janë shtuar zërat brenda maxhorancës për ndryshime në qeveri. Në këndvështrimin tuaj, a duhet të ketë rikompozim të kabinetit para zgjedhjeve të ardhshme?