ILDKP gjobit me 25 mijë lekë 37 nëpunës të administratës

Kreu i ILDKP, Adriatik Llalla
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjobiti 37 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private.
Pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë që mbartin detyrim për deklarim periodik/vjetor; 4 zyrtarë që kanë detyrim për deklarimin para fillimit të detyrës; dhe 2 zyrtarë që duhet të plotësojnë formularin pas largimit nga funksioni. Vendosja e gjobës ndaj këtyre zyrtarëve ka ardhur në zbatim të sanksioneve të parashikuara në nenin 41, pika 1/c, e ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005 Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, sipas të cilit: Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë. Por duket se ndëshkimi i nëpunësve nuk mbaron këtu për ILDKP-në. Inspektorati i Lartë është në përfundimin e procedurave për vendosjen e masave administrative edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë, të cilat do të publikohen në ditët në vijim. Ligji detyron nëpunësit e lartë të administratës, por dhe ata që punojnë në sektorë të tatimeve dhe doganave, të deklarojnë të ardhurat dhe pasurinë e tyre. Ndryshimet e fundit në ligj detyrojnë dhe rrethin e ngushtë shoqëror të zyrtarëve të deklarojnë pasurinë.
Nëpunësit e gjobitur
1.Maksim Lulo, drejtor
2.Altin Ndoka, inspektor tatimor
3.Flauers Shoshi, drejtor
4.Adriatik Zotkaj, kryetar bashkie
5.Sajmir Dogjani, përmbarues
6.Mario Tola, drejtor tatimor
7.Agim Pasholli, drejtor 8.Sashenka Ura, inspektor tatimor
9.Lavdrim Shehu, inspektor tatimor
10.Ali Bukli, inspektor tatimor
11.Mendu Koçi, inspektor tatimor
12.Edmond Alimani, inspektor tatimor
13.Arben Tafili, inspektor tatimor
14.Genti Gjyli, inspektor tatimor
15.Altin Doko, doganier 16.Amanda Gaba, inspektor tatimor
17.Lorenc Rexho, doganier 18.Shpresa Ahmetaj, inspektor tatimor
19.Lefter Dhimo, drejtor tatimesh
20.Neritan Kalamishi, regjistrues
21.Lumturie Berisha, inspektor tatimor
22.Kujtim Sulçe, regjistrues
23.Drilon Micaj, doganier
24.Lorenc Braho, Policia e Shtetit
25.Kejda Seferi, përmbarues
26.Igli Merhori, përmbarues
27.Blerta Cikalleshi, përmbarues
28.Nezir Lushi, përgjegjës dogane
29.Xhavit Veseli, doganier
30.Bujar Memia, prokuror
31.Saimir Vrioni, inspektor tatimor
32.Besnik Bishanaku, doganier
33.Rezart Tërshana, drejtor
34. Konstandina Bezhani, Komiteti i Kulteve
35.Agur Canaj, inspektor tatimor
36.Agim Allaraj, drejtor ministrie
37.Edlir Vokopola, drejtor ministrie