Misteret e sjelljeve tona
Revista "New Scientist" ka hartuar një listë të disa prej sjelljeve
dhe reagimeve të përditshme njerëzore, të cilat vazhdojnë të
mbeten një mister për shkencëtarët, pavarësisht tentativave
të tyre të vazhdueshme për t‘i zbërthyer. Në këtë kategori mund
të fusim arsyet që na bëjnë të puthim, të skuqemi nga turpi, apo
të kapim hundën e veshin kur jemi në siklet. Bëhet fjalë për sjellje
shumë njerëzore, të përditshme dhe krejt normale, por që kanë
mbetur një mister. Ajo çka është interesante, është fakti se të tilla
veprime e reagime janë të shumta dhe enigmatike njëherazi. Këto
gjeste, edhe pse mund të duken shumë të thjeshta, janë të vështira
për sa i përket gjetjes së shkaqeve e rrënjëve të tyre. Ja disa prej
teorive që mundohen të japin një shpjegim, që mbetet i hapur për
diskutim, për sugjerim dhe ndryshime.
Altruizmi
Dhënia e gjërave pa pasur asnjë qëllim
përfi timi është një veprim shumë i
pakuptimtë nga pikëpamja evolutive. Por
është një nga gjërat më të bukura e vlerat
më të mëdha të qenies njerëzore që i jep
më shumë kënaqësi atij që dhuron, se sa
atij që përfi ton prej dhuratës.
Ëndërrimi
Sipas teorisë së Frojdit, për shpjegimin e prejardhjes dhe
domethënies së ëndrrave, këto të fundit janë shprehje e
nënndërgjegjes sonë, dëshirave të fshehta e të shtypura.
Por kjo teori së fundi është hedhur pjesërisht poshtë. Sipas
disa teorive të tjera, ëndrrat na ndihmojnë që të përpunojmë
emocionet, por ndërkohë ka mbetur e pashpjegueshme
arsyeja se përse shohim ëndrra me vizione e pamje të
çuditshme.
Qimet e trupit
Kafshët i kanë në sasi shumë më
të mëdha. Për sa u përket njerëzve,
ato deri tani dihet se kanë funksion
mbrojtjen, mbajtjen ngrohtë dhe
ruajtjen e disa organeve të brishta.
Adoleshenca
Asnjë qenie tjetër, përveç njeriut, nuk e ka periudhën e
adoleshencës, ato vitet e vështira e me shumë shpërthime
të papritura që ndajnë fëmijërinë nga rinia. Sipas një
shpjegimi, kjo periudhë disavjeçare i jep mundësi trurit
që të riorganizohet për të funksionuar ndryshe nga sa ka
funksionuar në fëmijëri, ose sipas një tjetër shpjegimi, ajo
është një periudhë eksperimentale për shumë gjeste e
veprime, para kalimit në moshën më të sigurt e të ekuilibruar
të rinisë së hershme.