E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Garda nuk i jep Prokurorisë regjistrimet e urdhrave

Pak ditë më parë kjo prokurori i është drejtuar me një kërkesë Gardës, me qëllimin dokumentin e veprimtarisë së këtij organi, para, gjatë dhe pas demonstratës së dhunshme.

Sipas të përditshmes “Panorama”, Garda e Republikës është përgjigjur se nuk ekziston një qendër ku të regjistrohen në mënyrë të kompjuterizuar komunikimet midis drejtuesve dhe efektivëve. Garda e Republikës, ashtu sikurse Policia dhe Ushtria duhet të kenë një qendër të tillë.

Qendra e radiondërlidhjes kryen funksione të ngjashme me atë të radiove marrëse-dhënëse të policisë, duke ruajtur të gjitha komunikimet që janë kryer. Në këtë kontekst, Prokuroria ka kërkuar që materialet e ruajtura në pajisjen qendrore. E përditshmja thekson se deri të shtunën, Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje pozitive për kërkesën.  /Start/

                                                                                             2011-02-06 14:27
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›