E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata elektorale institucionet nuk raportojne dot ne Kuvend

TIRAN- Fushata e ethshme elektorale ka bllokuar punen e te gjitha Komisioneve Parlamentare ne Kuvend. Shperndarja e deputeteve ne qarqet ku jane zgjedhur deputete per te organizuar fushaten ne mbeshtetje te kandidateve per bashki apo komuna ka zbrazur Kuvendin duke mos lejuar zhvillimin normal te mbledhjeve te Komisioneve madje edhe te seancave plenare. Permes nje vendimi te Konferences se Kryetareve te grupeve parlamentare eshte shtyre zhvillimin e seances plenare te programuar per diten e enjte per javen tjeter. Pas mbledhjes se programuar te enjten e ardhshme seancat plenare pritet te fillojne pasi te kene perfunduar zgjedhjet. Kjo taktike eshte perdorur nga mazhoranca edhe gjate zgjedhjeve te vitit 2009. Deputetet kane bllokuar raportimin e institucioneve te pavarura per te parandaluar ndikimin negativ te tyre ne fushaten elektorale.

Fillimi i vitit eshte periudha kur te gjithe institucionet e pavarura raportojne prane Komisioneve Parlamentare ne lidhje me veprimtarine e ushtruar pergjate 12 muajve. Nderprerja e punimeve ka bere qe te mbesin pa raportuar disa nga institucionet me te rendesishme sic eshte Sherbimi Informativ Shteteror Prokuroria e Pergjithshme apo Banka e Shqiperise.

Per sa i perket Bankes se Shqiperise raportimi i Guvernatorit Ardian Fullani para Komisionit te Ekonomise ishte parashikuar me date 7 prill por axhenda e punimeve ndryshoi per te futur ne diskutim draftin e qeverise per amnistine fiskale i cili u prezantua nga Ministri i Financave Ridvan Bode. Pas kesaj u mendua qe Guvernatori do te raportonte ne nje nga ditet e ardhshme por vendimi i Konferences se Kryetareve dhe fillimi i fushates elektorale e beri te pamundur ate.

Raporti vjetor i Bankes se Shqiperise eshte dorezuar dhe Kuvend qe prej dates 30 mars te ketij viti dhe sipas gjasave do te shqyrtohet pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Banka e Shqiperise eshte institucioni qe ruan stabilitetin e cmimeve ne tregjet e vendit si dhe te kursit te kembimit te lekut ne kushtet kur cmimet jane shtrenjtuar shume dhe leku po humb cdo dite e me teper pike ndaj euros raportimi i Guvernatorit ne Kuvend do te ishte edhe me e mirepritur.

E njejta gje ka ndodhur edhe me Sherbimin Informativ Shteteror dhe Prokurorine e Pergjithshme. Kryetari i SHISH-it Bahri Shaqiri dhe Kryeprokurorja Ina Rama duhet te kishin raportuar tashme para Komisionit te Sigurise gje e cila deri dje nuk ka ndodhur. Edhe keta te fundit ashtu si Guvernatori i Bankes se Shqiperise duhet te presin perfundimin e zgjedhjeve te 8 majit per te dale para deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›