Berisha: Me SHBA, konsulta te panderprera per cdo ceshtje sigurie Eva Gjura
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se bashkepunimi me SHBA eshte i shkelqyer. Ne konferencen per media, pyetjes per konsultimin me SHBA ne lidhje me emerimin e kreut te ri te SHISH, Berisha ju pergjigj se "konsultat per probleme te sigurise me aleatin kryesor jane te panderprera dhe cdo problem sigurie qe kemi, ne e trajtojme haptas me aleatet tane". Ne kete linje ai theksoi se "bashkepunimi i Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne fushen e sigurise eshte nje bashkepunim i shkelqyer, per aq sa Shqiperia mund te kontribuoje. Duhet te kemi te qarte se rolin kryesor per paqen e sigurine ne bote, sot, e kane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si udheheqese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Shqiperia eshte e privilegjuar qe ka nje bashkepunim te shkelqyer me kete vend te madh mik dhe agjencite e zbatimit te ligjit. Jam shume i bindur se ne vitet qe vijne ky bashkepunim do te njohe nivele te tjera shume te rendesishem. Pra, eshte nje bashkepunim shume i mire, i shkelqyer dhe do te jete edhe me i mire, edhe me i shkelqyer". Dy jane arsyet pse Kryeministri Berisha ka vendosur te shkarkoje kreun e Sherbimit Informativ Shteteror dhe ta zevendesoje ate me nje emer tjeter. Gjate konferences per shtyp, Kryeministri Berisha eshte shprehur se shkak per shkarkimin e kreut te SHISH, se pari, ka qene mandati, sipas tij, cdo drejtues institucioni duhet te kete nje mandat te kufizuar dhe arsyeja e dyte ka qene mungesa e informacionit nga ana e ish-kreut te SHISH, Bahri Shaqiri, per ngjarjet e 21 janarit. "Ju garantoj se ne bindjet e mia ne kete vend nuk mund te kete mandat me shume se 4 here 2 apo 7 here 1, pra cdo zyrtar i ekzekutivit duhet te jete me nje mandat te percaktuar. Ligji i vendit e barazon drejtorin e SHISH me ministrin, madje jashte percaktimit kushtetues zevendesin e tij ia ka lene prape Presidentit. Une jam per nje mandat te percaktuar, emerimin e zevendesit te tij ia kalon Presidentit", - eshte shprehur Kryeministri Berisha. Per sa i takon motivit te dyte, atij te ngjarjeve te 21 janarit, Kryeministri u shpreh se SHISH nuk informoi per asgje. Sipas tij, 21 janari eshte nje nga ngjarjet me tragjike te kombit dhe ishte nje skenar i pergatitur. "U montua nje video ku u implikua direkt Kryeministri. Dhe pavaresisht se TV qe u detyrua te montoje ne zyrat e Rames tha Jo, zoti Rama vazhdonte te thoshte; Po eshte z. Berisha i implikuar. U parapri nga nje sere sloganesh puciste, kufomash, permbysjesh, tejkalimesh te Kushtetutes etj. Per te gjitha keto burime nga me te shumtat, perfshi agjenci te huaja informuan qeverine se ne date 21 janar do te jete nje perpjekje shume e rende per dhunim dhe perdorim force. Institucioni i vetem qe me ligj varet nga Kryeministri i vendit. Ky sherbim nuk dha qofte edhe nje germe informacioni. Ju garantoj se kjo qe ndodhi do te ishte nje motiv i plote per ta shkarkuar shefin e Sherbimit Informativ te vendit, cilido qe te ishte ai", - u shpreh Kryeministri. Nese heshtja e tij ishte me qellim apo jo, Kryeministri theksoi se kjo eshte pjese e hetimeve dhe e sqarojne ato. Gjithashtu, Kryeministri ka theksuar se kreu i SHISH ishte ne dijeni te plote te asaj qe ndoshta i ka dhene edhe garanci kreut te PS. "Ne bindjen time me te thelle, Edi Rama kurre nuk do te guxonte te ndermerrte ate qe ndermori , megjitheqe analizen e gjithanshme qe une i bej atij, pa mbeshtetjen direkte te Topit te tij dhe ai ishte burimi i atij akti kriminal qe ndermoren ndaj vendit te tyre. Ishte nje fat i madh qe Shqiperia ishte vend i NATO-s, shqiptaret duhet te ndihen shume krenare dhe te lumtur, ky problem po ecen ne hulline ligjore. Ai do te hetohet ne menyren me absolute dhe ata, te cilet organizuan perpjekjen per te permbysur me dhune nje pushtet te dale nga vota, cdo gje ato fjale qe ju kam thene ne daten 21 janar, ora 19, ketu ato fjale u perseriten nga miqte tane me kryesore, u perseriten nga Komisioni Europian", - tha Berisha.
"Nga viti 2005 nuk ka asnje ankese per SHISH nga qytetaret"
Duke u ndalur tek zevendesimi i kreut te SHISH, Berisha tha se, "ne asnje rast dhe ne asnje rrethane zevendesimi i drejtuesit te ketij institucioni nuk mund as te cenoje dhe te njollose institucionin, i cili ka nje natyre demokratike. Une e kam thene dhe po e perseris prape nje nga vleresimet e mia pozitive per Sherbimin Informativ eshte ky: nga viti 2005 e deri me sot, nuk ka asnje qytetar shqiptar qe te kete bere qofte dhe nje ankese se ky sherbim ka cenuar te drejtat e tij. Dhe kjo eshte nje arritje e madhe. Ka nje kontribut paresor ne disa drejtime".
"Nga viti 2005 nuk ka asnje ankese per SHISH nga qytetaret"
Duke u ndalur tek zevendesimi i kreut te SHISH, Berisha tha se, "ne asnje rast dhe ne asnje rrethane zevendesimi i drejtuesit te ketij institucioni nuk mund as te cenoje dhe te njollose institucionin, i cili ka nje natyre demokratike. Une e kam thene dhe po e perseris prape nje nga vleresimet e mia pozitive per Sherbimin Informativ eshte ky: nga viti 2005 e deri me sot, nuk ka asnje qytetar shqiptar qe te kete bere qofte dhe nje ankese se ky sherbim ka cenuar te drejtat e tij. Dhe kjo eshte nje arritje e madhe. Ka nje kontribut paresor ne disa drejtime".