E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Plotësues i Jashtëm grek në Tiranë

Mbërrin nesër për një vizitë dyditore në Shqipëri ministri Plotësues i Jashtëm grek, Dimitris P. Droutsas. Ministri grek mbërrin në Tiranë në orën 11:00 dhe rreth orër 11:30 pritet të ketë një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Ministri Plotësues i Jashtëm grek, Droutsas dhe ai shqiptar Meta do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Dimitris P. Droutsas do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Ndërkohë që në ditën e dytë të vizitës së tij, ministri Plotësues i Jashtëm grek do të ketë një takim me presidentin Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›