E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti, letër 27 ambasadorëve

Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë u ka dërguar këto ditë një letër 27 përfaqësive diplomatike, brenda së cilës përmbahej plani i investimit për katër vitet e ardhshme. "U kam bërë me dije ambasadave planin tonë të privatizimeve, koncesioneve, parqeve industriale dhe gjithçka që mund të investohet në Shqipëri", tha ministri Dritan Prifti. Ai shprehu keqardhjen mbi faktin se në tendera të rëndësishëm, prania e biznesit me oferta është shumë e vogël. "Kuptoj që është krijuar mentaliteti i tenderit të paracaktuar, por ju garantoj se tashmë çdo gjë do të jetë transparente", theksoi kreu i Ekonomisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›