E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapen 30 kg kanabis, një i arrestuar

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 30 kg kanabis, ndërsa ka ndaluar në flagrancë një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Droga është gjetur e fshehur në automjetin me targa KO 7209 B e cila po udhëtonte gjatë ditës së djeshme në aksin Elbasan- Peqin.

Pas informacioneve paraprake policia ka urdhëruar ndalimin e automjetit tip Wolcvagen e drejtuar nga Ermal Shaholli, ndërsa pasagjer ishte Artan Ago. Policia thotë se brenda pak sekondash automjeti është ndaluar dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të mjetit. Në hyrje të qytetit të Elbasanit makina është ndaluar dhe pasagjeri Artan Ago ka dalë nga makina dhe ka mundur të largohet në drejtim të fshatit Bradashesh, ndërsa policia ka arritur të ndalojë Ermal Shahollin, 22 vjec nga qyteti i Korcës. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet droga e cila ishte paketuar në tre thasë plastikë të etikuar me numrat 1, 2 e 3 brenda të cilave ndodhej lënda narkotike e llojit kanabis sativa rreth 30 kg.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›