E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi:Aplikimi në BE,moment i artë gjatë presidencës çeke

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e ka vlerësuar si moment të artë aplikimin e Shqipërisë për në BE gjatë presidencës çeke. Sipas kreut të shtetit anëtarësimi në NATO është garanci për aplikimin në Bashkimin Evropian. Deklaratat e Topit u bënë gjatë një vizite të zhvilluar sot në pavijonin e të persekutuarve politikë gjatë regjimit komunist të çelur në ambientet e Muzeut Kombëtar. Topi u shpreh gjithashtu që pavioni i të ish të përndjekurve duhet të bëhet muze më vete që të mos harrohet e kaluara e hidhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›