Gallup:Shqiptarët të dhënë pas rryshfetit

Agjensia "Gallup Balkan Monitors" në një sondazh me temë "Njohuri dhe zëra nga Ballkani" shprehet për çështjet më problematike për vendet e Ballkanit. Në sondazhin e kësaj agjensie thuhet se shqiptarët janë njerëzit që japin më tepër rryshfet në të gjithë Ballkanin. Sipas kësaj agjensie janë anketuar 2000 mijë shqiptarë në muajt shtator dhe tetor të vitit 2008 dhe 32 përqind e shqiptarëve pranojnë se japin rryshfet. Nga sondazhi i "Gallup Ballkan Monitors" 27 përqind e shqiptarëve janë të pakënaqur nga mënyra e jetesës, 44 përqind mendojnë se ekonomia shqiptare po përkeqësohet, 83 përqind e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe 43 përqind e tyre shprehen se pergomanca e qeverisë është e mjaftueshme.