Uithers:Gjërat ndryshojmë me anë të votës

Jeni ju ata që me votë zgjidhni mënyrën sesi doni të qeveriseni. Kështu iu është drejtuar ambasadori i SHBA-së në Tiranë John Uithers të rinjve në Univeritetin e Tiranës. Uithers mori pjesë në një leksion mbi demokracinë dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendim marrëse në këtë universitet. Sipas Uithers të rinjtë duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre që duhet të ndryshojë, që sipas tij ky ndryshim realizohet me anë të votës. Gjatë aktivitetit kanë përshëndetur dhe Ditmir Bushati,Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe Dhori Kule rektor i Universitetit të Tiranës.