Bello:Vendi po përballet me thellim të varfërisë
Deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello u shpreh se ndryshe nga nga deklaratat e qeverisë apo përpjekjet e ndonjë ministri se gjoja Shqipëria është i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza ekonomiko-financiare botërore, duket qartë se po ballafaqohemi me një krizë të thellë.Sipas tij duke patur parasysh faktin se gati 70 % e kredive janë marrë në valutë, numuri i shtetasve që vihen në vështirësi për të paguar këstet mujore të kredive është domethënës dhe për pasojë, bankat rrezikojnë të mos arkëtojnë kreditë e dhëna, të vihen në vështirësi, ndërsa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si ndërtimi, fasonet dhe ato pak sipërmarrje që prodhojnë për eksport, mund të falimentojnë edhe për shkak të ndërprerjes së kreditimit nga sektori bankar. Ky qark vicioz, nëpër të cilin rrezikon të mbërthehet ekonomia e dobët shqiptare, duket se është marrë lehtë nga qeveria dhe institucionet që me ligj janë të obliguara t'u paraprijnë fenomeneve negative që prekin sektorin bankar dhe financiar theksoi Bello. Gjithashtu Bello u shpreh se si institucioni kryesor që merret me politikën monetare dhe mbikqyrjen e bankave të nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë duhej të kishte parashikuar me kohë krizën dhe efektet e saj, si dhe të kishte orientuar me kohë shtetasit shqiptar drejt kredimarrjes në monedhën vendase.