Berisha-Mekolli: Komuniteti i Diasporës do kultivojë identitetit kombëtar
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti në një takim minsitin kosovar të Diasporës Ibrahim Makolli.
Shefi i qeverisë shqiptare e njohu ministrin kosovar se së shpejti do të ngrihet në Shqipëri Komiteti i Diasporës, i cili do të ketë si mision të tij dhe do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë lidhjeve me diasporën, si dhe kultivimin e identitetit të saj kombëtar.
Dy zyrtarët e lartë nënvizuan cështjen që shqiptarëve të diasporës tu krijohet sa më shpejtë mundësia infrastrukturore për të votuar në zgjedhjet demokratike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke ushtruar kështu një të drejtë kushtetuese të tyre dhe duke u shndërruar në aksionarë të vërtetë politikë në vendet e tyre pavarësisht distancës.
Në takim u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për të zhvilluar një përqasje të përbashkët ndaj diasporës shqiptare me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe kulturës kombëtare, e cila është shndërruar në një urë e miqësisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit tonë me të gjitha vendet ku ata ndodhen.
(e.m/BAlkanWeb)