Ekstradohet nga Italia 37 vjeçari, kërkohej për vrasje
TIRANË - Interpol Tirana ekstradoi sot në mesditë nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, një 37 vjeçar nga Rrogozhina, i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje të kryer 15 vjet më parë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur të premten se, në shtator të vitit 2001, nën akuzën e “Vrasjes me dashje”, 37 vjeçari Arben Memolla është dënuar nga Gjykata e Kavajës me 15 vjet heqje lirie.
Referuar burimeve, mësohet se në gusht të vitit 1996, shtetasi Memolla, në bashkëpunim edhe me tre të tjerë, ka vrarë me armë zjarri në rrugën nacionale Rrogozhinë-Peqin, shtetasin Mustafa Muça, si dhe ka plagosur djalin e tij.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, i ekstraduari Memolla iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)