Berisha Meta akt prej shtetari
Gati 2 ore pas konferences per shtyp te zv.kryeministrit kreu i ekzekutivit ka dale para mediave ku ka deklaruar se ne arsyetimin e tij per doreheqjen zoti Meta parashtroi si argumentin me kryesor faktin se ai deshiron qe ta ndjeke kete proces ne te gjitha aspektet pa imunitet dhe pa pushtete. Ta ndjeke kete si qytetari Ilir Meta duke e vleresuar se ky eshte interesi me i mire se
pari i anetareve simpatizanteve te partise qe ai perfaqeson i koalicionit qeveritar dhe ne teresi i vlerave dhe parimeve qe zoti Meta beson. Ai akuzoi ne te njejten kohe kreun e PS-se Edi Rama per manipulimin e videos. Doreheqja u be e parevokueshme pasi doli ne driten e diellit manipulimi i ulet amoral pafytyresia totale e kryecimkes me videon tek Top Channel. Nuk eshte faji i Top Channel jo. Ai qe ka poshteruar Top Channel ai duhet te behet pergjegjes. Top Channel e ka dhene sic e ka porositur Edi Rama pasi ajo eshte porositur nga Edi Rama shtoi me tej kryeministri. Ne perfundim te fjales se tij perpara se te nisnin pyetjet e gazetareve kreu i qeverise e cilesoi doreheqjen e Metes si nje akt prej shtetari. Shpreh edhe njehere vleresimin per aktin qytetar prej shtetari qe beri kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dhe vendosmerine sime per te vazhduar konsolidimin e metejshem te eficiences se ketij koalicioni ne objektivat madhore te tij dhe shume ambicioz tha kreu i maxhorances.
Manipulimi i videos
Kreu i ekzekutivit u ndal disa here gjate komunikimit rreth 35-minutesh me gazetaret ne pjese ku permendej emri i tij gjate bisedes mes Priftit dhe Metes. Sipas Berishes videoja u manipulua qellimisht ne pjesen kur permendej emri i kryeministrit. Ajo video u transmetua pasi u manipulua dhe falsifikua me nje pafytyresi ekstreme sepse te marresh persiper te manipulosh nje dokument ku behet fjale per kryeministrin e vendit tregon se je i zhveshur nga cdo norme morale tregon se konstantja e atij qe e ka bere kete eshte vetem pafytyresia dhe gazetare te tille nuk ka por e kane bere me urdher. Ky eshte urdhri i Edi Rames dhe une e disponoj sic disponoja fakte qe eshte manipuluar videoja sic denoncova dje manipulimin e videos dhe ata te dy me dukeshin fatkeqe ata dy djemte e cakallit te Fiksit sepse atyre u eshte dhene urdher nga Edi Rama beri te ditur Berisha. Kreu i qeverise tha se ne ate video ka edhe manipulime te tjera qe do ti zbardhe prokuroria teksa shtoi se Rama po i perdor mediat si hanxhare te krimit. Nuk eshte e plote videoja shpresoj ta plotesojne ti thua keshtu se ashtu beson sepse i beson profesionalizmit dhe etikes gazetareske por cakalli i ka standardet me Ramen. Duhet te dish nje gje sepse je i ri ne diktature ka pasur nje zyre te posacme e cila merrte shiritin dhe e ngjiste e sterngjiste duke e krijuar nga e para por ne kete rast nuk them asgje vleresoi me tej Berisha.
Bashke per Tiranen
Kreu i maxhorances tha se PD-ja dhe LSI-ja do te jene se bashku ne zgjedhjet lokale te 8 majit dhe vemendja kryesore do te jete pikerisht ne Tirane per te cilen kryeministri tha se do te clirohet nga klanet qe po e drejtojne. Pra zoti Meta dha doreheqjen ne diskutimin tone dhe une rashe dakord te pranoj doreheqjen e tij dhe natyrisht diskutuam gjeresisht per angazhimin e metejshem te ketij koalicioni se pari fitoren e sigurt te zgjedhjeve lokale dhe natyrisht shpetimin e Tiranes nga njeriu qe e ka shnderruar kete kryeqytet ne betonin e klaneve qe e udheheqin qe e detyrojne qe e kane peng. Keshtu qe koalicioni vazhdon me objektivat e tij te palekundura ne rrafshin e integrimit ne rrafshin politik ne rrafshin ekonomik ne rrafshin social theksoi kreu i demokrateve.
Topi Tani te presim Prokurorineata mund ta bejne transparencen
Presidenti Bamir Topi u shpreh dje se tani duhet pritur versioni i Prokurorise persa i perket pergjimit ne zyren e ish-ministrit Prifti. Ne nje konference te perbashket per shtyp me Presidentin ne detyre te Kosoves Jakup Krasniqi kreu i shtetit tha se vetem organi i akuzes mund te beje transparencen. Une e kam thene dhe dje qe ne asnje lloj rrethane une nuk deshiroj te behem interpret i nje materiali i cili tashme ndodhet ne zyrat e Prokurorise. Pra i takon ne kete moment vetem institucionit te Prokurorise qe te analizoje te hetoje dhe te beje transparencen hap pas hapi. Sa kohe qe ky material eshte atje dhe ende nuk kemi asnje lloj prononcimi te gjithe te tjeret duhet te presin pozicionin e Prokurorise tha Topi. Sipas tij duhet te jemi korrekte dhe une besoj qe kjo korrektesi duhet te filloje nga une e duhet te perfundoje tek te gjithe te tjeret qe merren me kete ceshtje. I takon ne menyre ekskluzive tani perderisa Prokuroria eshte futur ne kete ceshtje u takon atyre qe te shprehen dhe besoj qe do te shprehen do te bejne transparence sepse eshte detyrim edhe i ketij institucioni per te bere transparence me publikun nepermjet mediave. Ky eshte pozicioni im. Presidentet e Shqiperise dhe Kosoves biseduan dje mbi bashkepunimin e dy vendeve vecanerisht mbi qendrimin qe do te mbahet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ndaj raportit te Dik Martit. Per kete ceshtje Topi tha se une mund tju them qe kemi pasur nje vleresim lidhur me nje raport te pabazuar ne fakte. Gjithsesi kemi treguar disponibilitet te plote te te gjitha institucioneve per te qene te hapur per te pasur nje rihetim. Them nje rihetim sepse eshte hetuar kohe me pare rreth ketyre ceshtjeve. Nuk ka dale asgje. Gjithsesi perderisa ka nje raport te nje anetari te Keshillit te Europes duke pasur nje respekt maksimal per Keshillin e Europes ku ne jemi anetare patjeter qe do te deshmojme edhe nje here qe keto fakte te ashtuquajturat fakte nuk ekzistojne. Presidenti Krasniqi u takua mesditen e djeshme edhe me kreun e PS-se Edi Rama.
ADI SHKEMBI