E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi PS do vendose marredhenie me te kushtezuara me Parlamentin

Asambleja Kombetare e Partise Socialiste doli dje me nje deklarate te perbashket ku i behej thirrje gjithe popullit opozitar me kete qeveri qe te bashkohen dhe me 21 janar te protestojne per largimin e qeverise. Sekretari organizativ i PS-se Blendi Klosi lexoi pas mbledhjes se asamblese pikat e rezolutes. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i kerkojne grupit parlamentar te PS-se te thelloje marredhenien e kushtezuar me Parlamentin deri ne zbardhjen e skemes korruptive per grabitjen e votave te qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit duke hetuar deri ne fund kutite e materialeve zgjedhore si edhe ne angazhimin e vazhdueshem ne cdo menyre e mjet demokratik per largimin e menjehershem te Sali Berishes dhe te qeverise se kusareve qe po grabisin vendin dhe qytetaret shqiptare. Percaktojme si te vetmen rrugezgjidhje per te dale nga kriza politike dhe institucionale si edhe per te shpetuar perfundimisht nga rreziku demokracine dhe shtetin e shqiptareve organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme plotesisht te lira dhe te ndershme te pacenuara nga korrupsioni i Saliut korrupsioni i parave te pista dhe kthetrat e zyrtareve dhe ministrave te korruptuar qe ai ka ne qeveri u shpreh Klosi. Asambleja u beri thirrje qytetareve pa dallim politik studenteve dhe intelektualeve mesuesve mjekeve ish-ushtarakeve dhe cdo shqiptari qe te dale te protestoje kunder qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›