Ekspertize e huaj per video-pergjimin
Prokuroria e Pergjithshme iu drejtua autoriteteve amerikane me nje kerkese per te ndihmuar ekspertimin e regjistrimit te bisedes se zhvilluar me 1 mars 2010 ne zyren e ministrit te Ekonomise. Burime
zyrtare te Prokurorise kane pohuar se akt-ekspertimi me specialiste te huaj mundesisht amerikane do te behet mbi materialin e dorezuar ne Njesine Task Force nga Dritan Prifti. Tri dite me pare ai dorezoi ne Prokurori regjistrimin duke mbajtur edhe nje procesverbal ne te cilin deklaroi se materiali ne fjale eshte origjinal ashtu sic eshte regjistruar. Ne kerkesen e Prokurorise drejtuar autoriteteve amerikane thuhet se ekspertimi i video-pergjimit eshte i nevojshem per konfirmimin e autenticitetit te tij. Prokuroria ka kerkuar ardhjen ne Shqiperi te eksperteve amerikane dhe verifikimin e materialit me pajisjen qe disponohet ne vendin tone. Nje tjeter mundesi qe eshte lene hapur nga Prokuroria eshte ajo sipas te ciles nese eshte e mundur dhe e nevojshme specialistet te sjellin me vete pajisjet qe kane per realizimin sa me te sakte te ekspertimit. Mbreme vone burime te Prokurorise kane thene se kane marre pergjigje pozitive per kerkesen e bere. Sipas tyre eshte konfirmuar gatishmeria e eksperteve te huaj per verifikimin e materialit por ende nuk eshte konfirmuar nga cili sherbim do te vijne ata.
Ekspertimi
Sipas kerkeses se prokurorise shqiptare drejtuar autoriteteve amerikane Njesia Task Force kerkon te beje verifikimin e vertetesise se video-pergjimit. Ky verifikim kerkohet te behet me ane te dy elementeve. Elementi i pare ka te beje me nderhyrjet ne material. Do te shikohet nese regjistrimi eshte linear ashtu sic eshte regjistruar apo ka nderhyrje. Me pas elementi i dyte eshte konfirmimi i bisedes. Me ane te pajisjeve dhe teknikave te posacme ekspertet e huaj do te bejne pastrimin e tingujve zanore nga zhurma dhe me pas me ane te zmadhimit do te verifikojne perputhshmerine e regjistrimit me levizjen e buzeve te te dy pjesemarresve ne bisede.
Hetimi
Nderkohe qe pritet te realizohet ekspertimi i video-pergjimit Prokuroria e Tiranes ka nisur dje procedurat e sekuestrimit te dokumenteve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR. Sipas Prokurorise eshte kerkuar informacion per bizneset qe zoterojne shtetasit e permendur ne video konkretisht Bekim Halilaj Halilaj Group dhe Fatmir Merkaj per te cilin ish-ministri Dritan Prifti pretendon se ka 20 per qind te aksioneve ne shoqerine Vellezerit Tola. Prokuroria tha se pas pretendimeve te Dritan Priftit do te verifikohen te gjithe aksioneret e ketyre bizneseve.
Becaj Vajza ime u emerua me merite distancohem nga videoja
TIRANE - Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj emri i se ciles eshte permendur ne videon e pergjimit mes ish-ministrave Dritan Prifti dhe Ilir Meta mohoi dje ne menyre kategorike te jete perfshire ne ceshtjet e diskutuara ne material. Me ane te nje deklarate publike Becaj u shpreh dje Distancohem prerazi dhe ne menyre kategorike nga perfshirja ime si kryetare e Gjykates se Larte ne kete ceshtje. Duke sqaruar se Gjykata e Larte dhe anetaret e saj kane pavaresi te plote ne shpalljen e vendimeve Becaj shprehet Arsyetimi dhe argumentimi i anetareve te Gjykates se Larte bazohet vetem ne ligj theksoi Becaj. Me tej ajo vijoi se Kryetari nuk ka asnje kompetence per te nderhyre apo ushtruar presion per zgjidhje te favorizuara te ceshtjeve te caktuara gjyqesore nga kolegjet e Gjykates se Larte te cilat gjykojne me trupe gjyqesore te perbere nga 5 gjyqtare. Me tej numri nje i Gjykates se Larte sakteson se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane qe behet fjale ne bisede eshte marre ne daten 18.06.2010 pra rreth tre muaj e gjysme pas dates se regjistrimit te dy bashkebiseduesve. Po sipas saj kjo dosje gjyqesore eshte regjistruar prane Gjykates se Larte ne 24 shtator te vitit te kaluar. Une si kryetare e Gjykates se Larte garantoj se nuk kam nderhyre dhe nuk do te nderhyj asnje here per asnje lloj motivi ose arsyeje ne dhenien e vendimeve te kolegjeve te Gjykates se Larte shprehej Becaj. Ne lidhje me emerimin e vajzes se saj ne nje mision diplomatik jashte vendit Becaj shprehej shte bere ne respektim te kritereve te vendosura bazuar ne arsimimin formimin dhe profesionalizmin e saj. Pra ne asnje menyre emerimi i saj ne kete detyre nuk eshte bere ne kembim te ndereve apo favoreve qe kane lidhje me detyren time.
Trazhgim Sokolaj