E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto e Naco ne vend te Metes

/ /

Kryesia e LSI-se u mblodh dje pas deklarimit publik te Metes per te dhene doreheqjen dhe pas nje mbledhjeje prej 20 minutash kjo kryesi propozoi emrat e rinj per qeverine. Keshtu ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto i cili eshte edhe nenkryetari i LSI-se do te marre edhe postin e zevendeskryeministrit duke u kthyer ne numrin dy te qeverise. Postin e ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes do ta marre Nasip Naco aktualisht zevendeskryetar i Kuvendit e deputet i LSI-se. Nga ana tjeter deputeti me i ri i LSI-se Vangjel Tavo i ardhur nga PS-ja vetem pak muaj me pare do te zere vendin e zevendeskryetarit te Kuvendit ne vend te Nasip Nacos. Keto propozime te cilat priten te firmosen nga kryeministri Sali Berisha u bene dje publike nga sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Ne perputhje me atributet politike kryesia e LSI-se miratoi edhe propozimet per ndryshimet ne qeveri propozime qe vijne pas doreheqjes se parevokueshme te zv.kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta. Duke propozuar qe ne vijim z. Edmond Haxhinasto aktualisht ne postin e ministrit te Jashtem te jete edhe zevendeskryeminister ne qeverine qe drejton z. Berisha duke bere te mundur qe kete post te larte te ekzekutivit ta mbaje keshtu edhe zv.kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim. Nderkaq ne postin e ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes propozohet z. Nasip Naco aktualisht nenkryetar i Kuvendit ndersa ne postin e nenkryetarit te Kuvendit propozohet deputeti i njohur Vangjel Tavo deklaroi Rama. Nga ana tjeter ne nje njoftim zyrtar te Kryeministrise kreu i qeverise Sali Berisha firmosi propozimet e reja te LSI-se duke i cuar propozimet menjehere ne Presidence. Tashme me formen e Presidentit ndryshimet do te jene gati per tu miratuar qe ne seancen me te afert ne Kuvend e cila pritet te jete diten e enjte.
Propozimet
Ne mbledhjen e kryesise se LSI-se Meta u ka thene te pranishmeve se tashme ka nisur fushata elektorale. Ai ka bere me dije edhe mbledhjen e Keshillit Drejtues Kombetar i cili do te mbahet sot. Me pas ai ka folur edhe per situaten e krijuar pas publikimit te videos duke u shprehur se do te pritet vendimi i drejtesise. Ne te njejten kohe Meta ka deklaruar se koalicioni qeveritar do te fitoje Bashkine e Tiranes ndersa per ndryshimet ai eshte shprehur se jane me te mirat. Keto ndryshime te realizuara ne kryesine e LSI-se sipas Luan Rames u votuan ne unanimitet nga anetaret. Keto propozime u miratuan me unanimitet te plote nga Kryesia dhe ne kete menyre ne jo vetem japim mesazhin e vendosmerise dhe te angazhimit tone te pergjegjshem politik por edhe shprehim vendosmerine tone per te vazhduar pa asnje lekundje per te vazhduar me me shume vendosmeri perballimin e sfidave te medha politike elektorale dhe qeverisese qe vijne perpara qytetareve shqiptare tha Rama.

Karriera e Nasip Nacos
Nasip Naco ka lindur ne vitin 1961 ne Skrapar dhe ka perfunduar Fakultetin e Drejtesise ne vitin 1992. Deri ne vitin 1994 ka punuar si prokuror ne Berat e me pas deri ne 1997 ai punon si avokat. Naco do te emerohet per nje vit deri ne 1998-n si drejtor i Sherbimit Informativ te Ministrise se Brendshme. Ne vitin 1998 ai do te emerohet si prokuror prane zyres se kryeprokurorit. Ai ka qene edhe shef sektori kunder akteve terroriste si dhe drejtor i Pergjithshem i Sherbimit te Permbarimit Gjyqesor. Ne vitin 2004 emerohet prokuror ne Drejtorine kunder Krimit te Organizuar prane Zyres se Prokurorit te Pergjithshem ndersa nga viti 2006 deri ne 2008 emerohet drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres. Karriera politike nis ne vitin 2008 kur behet sekretar politik i LSI-se ne Berat e me pas zgjidhet
deputet ne vitin 2009.

Karriera e Vangjel Tavos
Vangjel Tavo ka lindur ne vitin 1969 ne Gjirokaster dhe eshte deputet ne kater legjislatura qe nga viti 1997. Ai ka perfunduar Fakultetin e Mjekesise dhe ka nje specializim ne Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik Tirane. Ai nisi karrieren politike ne Gjirokaster duke u bere anetar i Komitetit Drejtues te rrethit Gjirokaster dhe me pas ai do te lere profesionin e mjekut per te kandiduar ne vitin 1997. Ne te kater legjislaturat ai ka fituar ne te njejten zone ne Gjirokaster me siglen e Partise Socialiste. Si nje minoritar deputetit Tavo gjithnje i eshte kerkuar nga PS-ja qe te kandidoje ne qarkun e Gjirokastres. Ai eshte anetar i Komisionit te Shendetesise. Prej mese dy muajsh Tavo la opoziten per tu bere deputet i LSI-se pas mosmarreveshjeve me kreun e PS-se Edi Rama.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›