Bojkoti i Parlamentit debat ne Asamble
Shkak per kete debat ishte pika e dyte e rezolutes ne te cilen thuhej se Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i kerkojne grupit parlamentar te PS-se te thelloje marredhenien e kushtezuar me Parlamentin deri ne zbardhjen e skemes korruptive per grabitjen e votave te qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit. Nje nga socialiste me te vjeter ne sallen e asamblese kombetare profesori i PS-se Servet Pellumbi ka mbeshtetur domosdoshmerine e ndryshimeve qe duhen bere ne politiken shqiptare duke filluar nga qeveria por sipas tij cdo gje duhet bere me format dhe mjetet demokratike. Por sekretari organizativ ne PS Blendi Klosi ka kerkuar radikalizim te qendrimit te PS-se duke nisur nga Parlamenti. Sipas Klosit grupi parlamentar socialist duhet te bojkotoje Parlamentin pasi ai eshte ilegjitim dhe aty nuk behet me as politike por vetem sharje dhe fyerje te kryeministrit ndaj deputeteve te opozites. Por propozimi i sekretarit socialist ka ndeshur rezistencen e deputeteve te tjere si Erion Brace i cili ka replikuar ashper me Klosin por dhe te Bashkim Finos. Madje Klosi ka folur ne emer te anetareve te asamblese qe kane marre pjese ne greven e urise se vitit te shkuar te cilet kerkojne radikalizim sipas tij te qendrimit te grupit parlamentar. Une dhe disa shoke kemi marre pjese ne nje greve urie dhe mendojme se duhet ikur nga Kuvendi. Ne jemi nje levizje e brendshme kemi sakrifikuar permes greves se urise dhe mund ta hedhim dhe ne vote kete gje te shohim se kush eshte shumice mesohet te jete shprehur Klosi ne mbledhjen e djeshme. Kjo deklarate e tij nuk eshte mirepritur nga anetare te asamblese te cilet e kane pare veten si te distancuar nga ata qe kishin bere sakrifica. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace e ka cilesuar deklaraten e Klosit si nje perpjekje per te sfiduar pjesen tjeter te socialisteve qe nuk kane marre pjese ne greven e urise brenda cadres. Ne nuk jemi ketu qe te sfidojme njeri-tjetrin ne sfiden e kemi me Sali Berishen. Ben shume gabim qe na ndan ne ne dhe ju ne greve. Kjo qe ti artikulon eshte e gabuar. Ne greve kane dhene kontribut te gjithe si ata qe ishin brenda saj edhe te tjeret qe punuan jashte mesohet te jete shprehur Brace. Nenkryetari i grupit ka kerkuar qe PS-ja te jete ne Kuvend dhe te zhvilloje lufte te forte opozitare. Sipas tij bojkoti nuk mund te sjelle me shume rezultat se cka arritur. Ne fund asambleja la ne fuqi percaktimin e thellimit te qendrimit te kushtezuar me Kuvendin.
Debati per bojkotin e Parlamentit
Pas leximit te rezolutes per qendrimin e PS-se ku kerkohet thellim i marredhenies se kushtezuar me Parlamentin
Pellumbi Une mendoj se duhet hequr nga rezoluta fjala kushtezim. Nuk jam dakord qe te vazhdohet me bojkot. U be si u be prej nje viti e gjysme me bojkot dhe hyrje-dalje nga Parlamenti. Situata ka ndryshuar bojkoti e arriti qellimin e tij. PS-ja duhet te kerkoje ndryshimet por ato duhen bere me mjete demokratike.
Klosi Ne duhet te ikim nga Parlamenti duhet ta bojkotojme pasi smund te rrime ne nje salle ku Sali Berisha na shan te gjitheve.
Brace E ku te vemi se mbi kete logjike qe partia u organizoka duke u larguar nga Parlamenti i bie te kapesh veshin e majte me doren e djathte. Kjo nuk ka asnje logjike.
Klosi Une dhe disa shoke kemi marre pjese ne nje greve urie dhe mendojme se duhet ikur nga Kuvendi. Ne jemi nje levizje e brendshme kemi sakrifikuar permes greves se urise dhe mund ta hedhim dhe ne vote kete gje te shohim se kush eshte shumice.
Brace Si thua te provojme me vota Ne nuk jemi ketu qe te sfidojme njeri-tjetrin ne sfiden e kemi me Sali Berishen. Ben shume gabim qe na ndan ne ne dhe ju ne greve. Kjo qe ti artikulon eshte e gabuar. Ne greve kane dhene kontribut te gjithe si ata qe ishin brenda saj edhe te tjeret qe punuan jashte.
Klosi Ne kemi arritur shume gjera permes bojkotit e beme ceshtjen e transparences ceshtje te faktorit nderkombetar.
Brace Jam dakord qe ka arritur nje rezultat dhe tashme mungesen e transparences se zgjedhjeve e di mire faktori nderkombetar. Po nuk mendoj se bojkoti mund te sjelle pritshmerine e zgjedhjeve te parakohshme qe ne duam.
Rama Kur Saliu shan me radhe deputetet ne duhet ti japim te kuptoje se nuk jemi ne Kuvend per te degjuar te sharat e tij. Nuk largohemi nga Parlamenti dhe do te luftojme edhe ne Parlament.
ARISTIR LUMEZI