Berisha-Meta, takimi i parë në publik
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisin zyrtarisht negociatat për ndërtimin e qeverisë së re në datën 20 gusht. Lajmi për nisjen e takimeve zyrtare konfirmohet nga Kryeministria, por edhe nga kampi i LSI-së. Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, më 20 gusht do të zhvillojnë takimin e parë publik në Tiranë për të përcaktuar modalitetet e fundit për qeverinë e integrimit europian. Prapaskenat e takimeve informale në Pogradec dhe Dhërmi mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, gjatë korrik-gushtit kanë përcaktuar ministritë që Kryeministri Berisha do t‘i ofrojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Burime shumë konfidenciale në kampin demokrat pohojnë për "Shqip" se Partia Demokratike ka vendosur të ofrojë tre portofola ministrorë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Bujqësisë janë tri dikasteret për të cilat mësohet se Partia Demokratike i ka lënë në dispozicion të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Loja për gjetjen e numrave për formimin e mazhorancës ka sjellë bashkëpunimin surprizë PD-LSI. Katër votat e LSI-së kanë rikthyer në pushtet kreun e PD-së, i cili ka 74 vota të sigurta për ndërtimin e qeverisë së re.
Negociatat
Nga takimet informale dhe hermetike mes Berishës dhe Metës, të cilat janë mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe larg kryeqytetit mësohet se janë përcaktuar emrat e ministrive të cilat priten të drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Burime të sigurta pranë Kryeministrit Berisha pohojnë se Ilir Meta ka si kusht të vetëm të mos jetë personalisht si ministër i qeverisë së re të drejtuar nga Sali Berisha. Nga negociatat informale të cilat janë zhvilluar në pikun e verës pranë liqenit të Ohrit dhe detit të Dhërmiut, zbulohet se kreu i LSI-së i ka kërkuar Kryeministrit postin e Kryetarit të Parlamentit. Burime pranë kampit demokrat pohojnë se Kryeministri Berisha ka lënë tre portofola ministrorë për LSI, por zbulohet se Ilir Meta ka ngurruar për idenë e uljes në një kabinet me kryetarin e PD-së. Kjo situatë, lë të kuptohet në mënyrë të qartë se kreu i LSI-së është shumë pranë karriges së Kryetarit të Parlamentit. Kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përjashton mundësinë e një skenari të tillë, duke sqaruar vetëm se negociatat zyrtare për emra konkretë do të fillojnë vetëm më 20 gusht. Negociatat Berisha-Meta, deri dje hermetike për publikun kanë filluar të zbardhen gradualisht. Kryeministri Berisha, megjithëse me një shumicë të brishtë në Kuvend, është treguar i hapur dhe i vendosur të kënaqë LSI-në duke i plotësuar kërkesat dhe të shprehet i bindur se ka nën kontroll Partinë Demokratike për të shuar zërat e pakënaqur. Seanca e parë e Kuvendit, sipas rregullores do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili në rastin konkret i takon 65-vjeçarit, Sali Berisha, njëkohësisht Kryeministër i vendit.
‘Portofolat‘ për LSI
Kryeministri Sali Berisha do të njihet më 20 gusht me emrat që Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur për t‘u përfaqësuar në kabinetin qeveritar. LSI aktualisht është duke kalkuluar emrat e fundit me të cilët do të përfaqësohet në nivel ministrash. Deri tani, dy emrat më potencialë për t‘u ulur në karrigen e ministrit në kampin e LSI-së janë Dritan Prifti dhe Petrit Vasili.
Tabelë
Kabineti i ri
Ministria e Shëndetësisë
Largohet republikania Anila Godo
Vend vakant për LSI-në
Ministria e Bujqësisë
Largohet demokrati Jemin Gjana
Vend vakant për LSI-në
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Largohet demokrati Genc Ruli
Vend vakant për LSI-në
Karriera
Ish-kryeministri që kërkon drejtimin e Kuvendit
Meta, afër dhe larg karriges së kryeparlamentarit
Karrigia e kryetarit të Parlamentit është kthyer në çështjen më të diskutuar gjatë negociatave PD-LSI. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili ndodhet 10 ditë larg ditës së madhe ku do të vendosen piketat e fundit për ‘shpërblimin‘ që LSI do të marrë nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike ndodhet më afër se ndonjëherë pranë postit të Kryetarit të Kuvendit. 40-vjeçari Ilir Meta është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe është bërë pjesë e Parlamentit si deputet që prej vitit 1992. Drejtimi i Parlamentit pritet të jetë një sfidë e re për kreun e LSI-së, funksion të cilin Ilir Meta nuk e ka në biografinë e tij politike. Në vitin 1998-1999, Meta është ulur në karrigen e zv/kryeministrit, më pas në 1999-2002 ka drejtuar qeverinë socialiste dhe më pas në 2002-2003 ka mbajtur funksionin e ministrit të jashtëm, njëkohësisht edhe të zv/kryeministrit të vendit. Negociatat e 20 gushtit, të cilat priten të pasohen nga të tjera takime Berisha-Meta do të zbardhin detajet e para se çfarë do të përfitojë LSI nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike.
Takimet informale
Prapaskenat në vilën qeveritare në Pogradec dhe në jaht, në brigjet e Dhërmiut
Qeveria e re, takimet sekrete në Pogradec dhe Dhërmi
Më 12 korrik është shënuar takimi i parë informal Berisha-Meta në vilën qeveritare në Pogradec. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kanë shfrytëzuar një prej rezidencave qeveritare në Pogradec për të zhvilluar takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Takimi zgjati 40 minuta dhe është mbajtur mjaft sekret dhe larg vëmendjes së mediave. Dy liderët e PD-së dhe LSI-së nuk janë mjaftuar me kaq, por janë parë gjatë mbrëmjes së të dielës rreth orës 22.00 edhe duke darkuar në afërsi të Tushemishtit, në afërsi të Maqedonisë. Takimi i radhës, mes kreut të LSI-së dhe atij të PD-së është zhvilluar në brigjet e Dhërmiut më 2 gusht. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është parë të zbresë nga një jaht për të darkuar me Kryeministrin Berisha. Pas këtij ‘pushimi‘ në brigjet e Jugut, burime jozyrtare nga LSI dhe PD kanë deklaruar se negociatat kanë përcaktuar fillesën e bisedave të vazhdueshme, që dy liderët do të kenë, duke preferuar që këto takime informale, ata t‘i zhvillojnë larg vëmendjes së medias. Në axhendën e bisedimeve është folur për numrin e ministrive që PD do të lërë në dispozicion të LSI-së, numrin e zv/ministrive dhe atë të drejtorëve të nivelit të parë.
Deklarata
Pesha: Prioritetet tona për turizmin
LSI shpall prioritetet e saj për turizmin. Sekretari i përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha, ka sqaruar dje se LSI shpreh mbështetjen e saj për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave muzeale të qytetit të Gjirokastrës. LSI thekson se që në vitin e parë të qeverisjes do të merren masa të forta ligjore për të bllokuar çdo tentativë që rrezikon zhvillimin e turizmit. "Në këtë funksion me prioritet do të konsiderohen; përfundimi i plotë rikonstruksionit të banesave të nisura, çelja e fondeve të reja për restaurimin e veprave të tjera muzeale dhe kulturore, dhe përveçse investimeve në terma financiare, LSI e vë theksin edhe tek investimi në burimet njerëzore, sidomos në krijimin e një brezi të ri restauruesish që do të restaurojnë dhe konservojnë këto monumente", thotë Pesha. Lëvizja Socialiste për Integrim, vlerëson se,natyra, ekologjia dhe traditat e vendit, kultura, folklori, pasuritë e shumta arkeologjike të të gjithë periudhave dhe monumentet historike ofrojnë mundësi zhvillimi të turizmit kulturor.