Bankat: Emigrantët nuk sollën euro këtë vit
Bankat private në Shqipëri thonë se deri tani, sezoni turistik nuk ka sjellë në sportelet e tyre sasi të konsiderueshme eurosh, siç pati ndodhur gjatë viteve të shkuara, gjë që i ul shpresat për forcim të lekut shqiptar gjatë muajve në vijim.
"Deri tani nuk kemi parë ndonjë rritje të likuiditetit të euros në treg, as nga turistët dhe as nga emigrantët", - tha një analist që punon në një bankë private. Ekspertët e bankave shpjegojnë se tani institucionet financiare të vendit po përgatiten për rritje të kërkesës për valutë në treg, fenomen ky që shfaqet zakonisht me përfundimin e sezonit turistik. Gjatë javës së kaluar, leku pësoi luhatshmëri të fortë me tendencë të përgjithshme zhvlerësimi, por u stabilizua në fund të javës. Ekspertët thonë se zhvlerësimi i dedikohet kërkesës së lartë për valutë nga bankat, e cila u ngop vetëm pas hedhjes së një sasie valute nga Banka e Shqipërisë. Zyrtarisht BSH i bën publike ndërhyrjet në treg vetëm pas tre muajsh.
Gjatë viteve të shkuara, paratë e emigrantëve shërbenin për t‘u konvertuar në depozita dhe depozitat shërbenin pastaj për kreditim në valutë të fortë. Bankat ofronin interesa joshëse gjatë verës përmes fushatave publicitare intensive. Por këtë vit, fushata e reklamave dhe numri i ofertave "joshëse" ishte shumë më i ulët dhe zgjati shumë më pak.
Vera
Gjatë viteve të shkuara, kthimi i emigrantëve për pushime në muajt korrik dhe gusht, si dhe numri i konsiderueshëm i turistëve nga rajoni dhe Europa, patën sjellë disa qindra milionë euro, të cilat shkaktuan edhe ofertë të tepërt në valutë të fortë. Bankat shijuan rritje të shpejtë të depozitave, pasi një pjesë e emigrantëve shfrytëzojnë periudhën e pushimeve për të depozituar kursimet e tyre në atdhe, kryesisht për shkak të interesave më të larta që ofrohen në bankat tona në krahasim me interesat mesatare të ofruara në bankat në Itali apo Greqi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator të vitit të kaluar, në Shqipëri hynë rreth 100 milionë euro neto nga shërbimet e udhëtimeve dhe rreth 200 milionë euro të tjera nga emigrantët. Gjatë vitit 2007, po në tremujorin e verës, patën hyrë 45 milionë euro neto nga turizmi dhe 250 milionë euro nga emigrantët. Për pasojë, depozitat në banka u shtuan me rreth 400 milionë euro në verën e vitit 2008 dhe rreth 280 milionë gjatë verës së vitit 2007. Si pasojë e ofertës së lartë për valutë, Banka e Shqipërisë bleu rreth 80 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë verës së vitit 2008, duke rritur rezervën valutore ndërkombëtare të vendit tonë. Por këtë vit duket se po ndodh e kundërta. Gjatë qershorit, depozitat e shqiptarëve në banka pësuan rënie me 24 milionë euro ose me 0.5 për qind kundrejt majit. Në krahasim me qershorin 2008, depozitat kanë rënë me rreth 147 milionë euro ose 3 për qind. Rënia e depozitave është një fenomen shumë shqetësues për Bankën e Shqipërisë dhe ekspertët e ekonomisë, pasi është tregues i fuqisë kursyese të popullatës. Nëse një vend nuk kursen, atëherë shanset janë që të mos ketë mundësi të investojë dhe të rrisë ekonominë e vet.
Pasojat
Shqipëria i shton importet e veta në vjeshtë dhe në pranverë, gjë që sjell edhe presion nënçmues mbi lekun. Bankat presin që rritja e kërkesës për euro të shfaqet sërish gjatë muajve të ardhshëm ndërkohë që vera nuk ka sjellë mjaftueshëm valutë. Për këtë arsye, një numër i madh analistësh parashikojnë tendencë negative për lekun, ose së paku nuk parashikojnë forcim. Megjithatë, Banka e Shqipërisë duket se është e vendosur të ruajë kuotën e 130 lekëve për euro dhe ka treguar gatishmëri të shpenzojë nga rezervat valutore për të ruajtur këtë nivel. Shqipëria zotëron mbi 2.3 miliardë dollarë në valutë të huaj, gjë që jep garanci se vendi mund të përballojë rënie të konsiderueshme të flukseve valutore të jashtme edhe për shumë muaj të tjerë.
Zhvlerësimi i lekut pasqyrohet në inflacion
Zhvlerësimi i monedhës kombëtare shqiptare kundrejt euros dhe dollarit duket se ka dhënë edhe ndikimin e parë në çmimet e mallrave të importuara, si karburante, cigare apo ushqime të gatshme, bëhet e ditur nga të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit që u publikua dje nga Instituti i Statistikave. Gjatë korrikut, jetesa në Shqipëri ishte 0.7 për qind më e lirë se në qershor, si pasojë e prodhimeve të lira bujqësore, por rënia konsiderohet një fenomen i zakonshëm sezonal që mbaron së bashku me verën. Mallra të tjerë të rëndësishëm shënuan rritje, si pasojë e rritjes së kostos së importimit të tyre. Medikamentet mjekësore u shtrenjtuan me 1.3 për qind gjatë korrikut, ndërsa çmimi i naftës u rrit me 1.4 për qind. Në total, çmimet e mallrave joushqimore pësuan rritje të konsiderueshme. Leku shqiptar ka humbur rreth 6.5 për qind të vlerës kundrejt euros dhe dollarit, valuta me të cilat paguhen importet dhe ekspertët presin rritje në të njëjtën masë të çmimeve të të gjitha mallrave të sjella nga jashtë.