E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozitat e reja, 5.36 për qind

Norma mesatare e interesave për depozitat e reja me afat në lekë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2009 është mesatarisht 5.36 për qind, 16 pikë përqindjeje më poshtë nga tremujori i fundit i vitit 2008. Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca në rënie e normave të interesit të depozitave në lekë pas muajit janar të vitit 2009 ka reflektuar pjesërisht përfundimin e ofertave të fillimvitit dhe uljen e normës bazë të interesit. Kjo prirje, thekson BSH-ja, duket se ka ndryshuar drejtim, duke u rritur në fillim të sezonit veror, në 5.45 për qind në muajin maj. Interesat për depozitat me afat në euro, në përgjithësi, kanë ndjekur të njëjtën lëvizje si ato në monedhën vendase, duke u kushtëzuar nga gjendja e likuiditetit dhe rivlerësimi i rreziqeve në tregun e brendshëm, sesa nga orientimi i normave përkatëse të interesit në tregun ndërkombëtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›