E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Misionarët e tërbuar të Ramës dhe Aldo Baret e tokave nuk do mund të pengojnë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë

“Miratimi i traktatit të Lisbonës, "dritë jeshile" për integrimin e Shqipërisë” Kreu i qeverisë Sali Berisha reagoi sot nga kuvendi i Partisë Demokratike në Elbasan, ndaj paralajmërimeve të opozitës për përshkallëzim të protestave nëse nuk hapen kutitë. Berisha i apeloi përfaqësusve politik opozitar që të rishikojnë vendimet e tyre dhe njëherazi të zbasrdhin veprimtaritë antiligjore të liderit të Edi Rama, pasi në të kundërt “darët” e ligjit do të veprojnë rrufeshëm mbi çdo shkelës të ligjit dhe mbi kë do që do të cënojë rendin kushtetues. Berisha akuzoi Ramën se po punon kundër interesave të shqiptarëve duke lobuar për mos liberalizimin e vizave me BE. Në këtë drejtim kryeministri dha garanci të plotë se asgjë e askush nuk do të mund të pengojë rrugën integruese të vendit. “Rama dhe misionarët e tij të tërbuar nuk do të mund të pengojnë liberalizimin e vizave. Rama po propagandon kundër Shqipërisë në Bashkimin Europian, por ai nuk do mund të pengojë dot integrimin”, u shpreh kryeministri. Duke theksuar edhe njëherë se në vend, nën drejtiomin e Edi Ramës gjallon mafia më e rrezikshme në Evropë, kreu i qeverisë Berisha përsëriti sërish se do të shkulë çdo dhëmbë dhe dhëmballë të aleancës punisto-mafioze dhe do të dërgojë në burg “Aldo Baret” e mafies së tokave. “Mafia e tokës është më e rrezikshmja në Shqipëri dhe do të përfundojnë në burg edhe “Aldo Baret” e tokave”, u shpreh kryeministri Berisha. Lidhur me bojkotin parlamentar të opozitës, kryeministri Berisha akuzoi sërish kreun e Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi duke e cilësuar si kryemafiozin që tërhoqi PS-në nga zgjedhjet e vitit 1996, ndërsa pak kohë më pas u detyrua të bështiste në drejtim të Greqisë i veshur me rroba grash. Në fjalën para anëtarëve të shumtë të Partisë Demokratike dega Elbasan, shefi i ekzekutivit, Sali Berisha përshëndeti dhe hyrjen në fuqi ditën e sotme të Traktatit të Lisbonës. Sipas kryeministrit ky vendim është një mundësi e re dhe reale për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. “Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës është një mundësi për Shqipërinë në BE. Traktati i Lisbonës i hap rrugën zgjerimit të Bashkimit Europian duke ndezur kështu një dritë për Shqipërinë”, tha Berisha. Kryeministri garantoi dhe njëherë se brenda 6 mujorit të parë të 2010-ës, qytetarët shqiptarë do mund të lëvizin të lirë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. “Në do mbajmë premtimin dhe do bëjmë liberalizimin e vizave brenda 6 muajsh”, deklaroi kryeministri. Në vijim, Berisha foli edhe për protestën e lajmëruar nga njësitë vendore socialiste në 5 dhjetor duke theksuar se të majtët duhet të shohin fillimisht investimet, e më pas protestat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›