E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet me çakmak pistoletë banka, merren 2700 euro

Kompleksi Gintash, ku ka ndodhur grabitja

Tiranë, 27 Dhjetor, 11:52, NOA - Vjedhje me çakmak ka qenë ajo e djeshmja, në një prej filialeve të një prej bankave në vendin tonë.

Kjo gjë është bërë e ditur sot, zyrtarisht nga Policia e Tiranës. Burime zyrtare nga ky institucion bënë të ditur për agjencinë NOA se, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çakmak në formën e një pistolete, ku dyshohet se ka shërbyer si mjet për realizimin e vjedhjes së shumës prej më shumë se 2500 eurosh.

Burimet zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit thanë se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, të ditës së djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, pranë kompleksit të banimit “Gintash”, në Laprakë.

Kanë qenë persona të paidentifikuar, që kanë vjedhur me dhunë një nga filialet e një prej bankave në vendin tonë.

Sipas policisë, nga specialistët e seksionit Kundër Shkatërrimit të Pronës janë kryer veprimet procedurale, nga ku rezultoi se në ambientet e brendshme të kësaj banke janë futur dy persona të ende të paidentifikuar të cilët kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 3 milionë lekësh të vjetra.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çakmak në formën e një pistolete, ku dyshohet se ka shërbyer si mjet për realizimin e vjedhjes.

Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›