Berisha: Mobilizim total i shtetit në zonat e përmbytura- NATO dhe vendet fqinje në gatishmëri për të ndihmuar

Për situatën e rëndë të krijuar në vend sipas kryeministrit Sali Berisha është informuar aleanca veri- atlantike, ndërkohë që edhe vendet fqinje kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate, e cila sipas kryeministrit ndodhet në prag shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë, kryeministri deklaroi se homologu i tij italian, Silvio Berluskoni ka dërguar në Tiranë këshilltarin e tij kryesor, për të kontribuar në kapërcimin e menjëhershëm të problemeve në veri të vendit. Update-Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi pak minuta më parë përmes një konference për shtyp se, shteti është i mobilizuar tërësisht për kapërcimin e situatës problematike në veri të vendit, por nuk përjashtohet edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë konfirmoi se nga të gjitha institucionet ka një gatishmëri të plotë për përballimin e shpejtë të situatës. “Ka një monilizim total për përballimin e situatës. Ushtria dhe policia po dyfishohet, ndërkohë që Komiteti i Emergjencave është mbledhur në Shkodër”, shtoi kryeministri. Kryeministri i vendit ka garantuar se është respektuar rregullorja e digave, ndërsa hodhi poshtë të gjitha spekulimet e opozitës. “Autoriteti i mbikqyrjes së digave zbatoi rregulloren, po ashtu edhe KESH. Spekulimi në këtë moment është amoralitet”, bëri me dije Berisha. Sipas kreut të qeverisë, për situatën në vend është informuar NATO, ndërkohë që kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dërguar këshilltarin e tij kryesor në vendin tonë. “Po ashtu të vendosura të ndihmojnë janë edhe qeveria e Austrisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha. Berisha i bëri apel banorëve të zonave të përmbytura në veri, të evakuohen. “Thirrja ime për banorët e komunës së Bushatit, Ana e Malit dhe Dajçit është të evakuohen dhe dalin jashtë zonës së rrezikut”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë tha së gjatë natës që kaloi në Fierzë dhe në Koman prirjet janë mbidyfishuar. “Prurjet në Fierzë dhe Koman janë mbidyfishuar. Natën që kaloi, prurjet në Fierzë arritën në 1800 metër kubë në sekondë”, tha kryeministri. Ai pohoi se rritja e shkarkimeve në HEC-e imponohet nga situata. “Shkarkimi i liqeneve nuk mund të evitohet”, vuri në dukje Berisha. Kreu i qeverisë nënvizoi se nëse situata vazhdon të përkeqësohet në këtë zonë do shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Një nga arsyet pse Komiteti u mblodh në Shkodër ishte pikërisht për të vlerësuar nëse duhet të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme. Nuk përjashtoj, mundet të shpall gjendjen edhe që sot. Jemi buzë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi kryeministri Sali Berisha.Kryeministri Berisha i’u përgjigj interesit të medias:A është kjo situatë si pasojë e moszbatimit të rregullave të digave, para se të tejmbusheshin liqenet?Spekulimi në një kohë të tillë dëshmon një amoralitet të madh. çdo qytetar, çdo gazetar dhe çdo politikan është i thirrur që të shkojë dhe të kontrollojë të gjithë regjistrin elektronik të të gjithë treguesve të kaskadës së Drinit, të prurjeve, të niveleve, të shkarkimeve dhe t’i krahasojë me rregulloren, e cila është një rregullore e vitit 1988, ndodhet në shumë kopje dhe mund t’ju bëhet disponibël edhe juve. E them që është në shumë kopje pasi, rastësisht, dëgjova një zë që me papërgjegjshmëri të plotë deklaronte se nuk gjendet rregullorja. Rregullorja është zbatuar pikë për pikë. Rregullorja përcakton kuotat për çdo sezon dhe unë mund t’ju garantoj se pa arritur kuota më e lartë e përcaktuar për sezon, grupi i emergjencës së KESH-it ka filluar shkarkimet. Komani deri në 10-ditshin e fundit kur janë shtuar reshjet është mbajtur në nivelin 170 metra, që është niveli minimal dhe të gjitha këto janë të regjistruara. Askush nuk duhet të mendojë se do të nxjerrë përfitime nëpërmjet mashtrimit. Aty është një sistem tërësor elektronik i regjistrimit të parametrave, i cili bëhet me përgjegjësi të plotë. Korporata ka zbatuar me përpikmëri atë që shkruhet në nenet e rregullores. Të gjitha të tjerat janë mashtrime amorale të atyre që mendojnë se mund të nxjerrin përfitime duke mashtruar qytetarët.Zoti Kryeministër, opozita ju akuzon se qeveria po merr përsipër dëmshpërblimet pasi ajo është fajtore për situatën e krijuar?Kjo është një qeveri demokratike. Për këtë qeveri siguria e qytetarëve është e para. çfarëdo që t’u ndodhë qytetarëve shqiptarë, cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Ky është rregulli i sigurisë. Ra tërmeti në Dibër, ne llogaritëm dëmet e tërmetit dhe dëmshpërblimet; u bë shembja në Kavajë, pati tërmet dhe shembje, të gjitha vilat u rindërtuan; ndodhi përmbytja, një për një do të kompensohen, por këta kanë edhe një specifikë. Kjo vërtetë është një fatkeqësi natyrore, por është një lëshim i imponuar i ujërave për shkak të sigurisë kombëtare. Në mënyrë absolute, sa herë që të detyrohemi për të hapur portat banorët do të kompensohen qindarkë për qindarkë. Kjo nuk mund të ndryshojë. Kjo është një qeveri që ka buxhetin, por sikur të mos kishte as edhe një qindarkë, të gjitha paratë e energjisë që po shitet do t’u kalojnë atyre. Ne do t’i kompensojmë ata. Ky është detyrim dhe është në konceptin e sigurisë. Gjithashtu, është e vërtetë që urdhrin për hapjen e portave po e japin autoritet shtetërore, po e jep KESH-i, por vërteta është që jep urdhër dhe po zbaton rregullat në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, përfshirë edhe ata që po përmbyten, të cilët sot janë fatkeqit. Nuk mund të pranohet dhe nuk mund të kërcënohet kurrë gjysma e Shqipërisë me tejmbushjen e hidrocentraleve. është shumë e thjeshtë, ka një rregull të përcaktuar dhe ne i qëndrojmë. ç’ është e vërteta, më parë janë mbytur dhe nuk janë kompensuar, por ne do t‘i kompensojmë për çdo qindarkë. Gjithashtu, media po bën një punë të mrekullueshme dhe të pazëvendësueshme. Unë i ndjek të gjitha raportimet e tyre nga terreni dhe janë jashtëzakonisht të dobishme, pavarësisht nga ndonjë moment i veçantë teatraliteti që është i pranueshëm në fantazinë e gazetarit, por në tërësinë e tyre raportet janë shumë të dobishme dhe serioze. Kjo është situata dhe ne po e ndjekim.Mund t’ju them se është informuar NATO, qendra e emergjencës, pasi ne jemi vend anëtar i NATO-s. Kryeministri Silvio Berluskoni ka dërguar këshilltarin e tij kryesor për energjinë, i cili është njëkohësisht kryetar i Komitetit të Digave të mëdha të Italisë. Pas pak unë kam takim me të. Po ashtu, qeveria mike austriake ka kërkuar të dijë se cilat janë nevojat tona për ndihma me qëllim që të na i ofrojnë. Qeveria e Maqedonisë dhe qeveria e Kosovës janë të vendosur të na ndihmojnë. Kjo është një situatë, të cilën ne do ta menaxhojmë dhe do ta kapërcejmë. Nuk ka vend për panik, por ka vend për qëndrim më të vendosur, më të mençur dhe serioz. Mbrëmë janë dyfishuar shkarkimet, pasi u dyfishuan prurjet. Aty ka një grup që zbaton rregulloren dhe ata, të cilët akuzojnë, bëjnë mirë të shkojnë të marrin rregulloren, të marrin të dhënat dhe t’i krahasojnë.Për disa ditë me radhë, ju dhe pushtetarë të tjerë qendrorë e lokalë po përsërisni apelin drejtuar banorëve që të evakuohen, por ka një rezistencë nga ana e tyre. A do të evakuohen ata me forcë nga forcat e ushtrisë?Ne jemi përpjekur shumë që të ecim me bindje, por ne, në rast se do të detyrohemi, do të veprojmë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse detyrohemi për të shpëtuar jetët e njerëzve, ne do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në atë zonë, pasi ata nuk mund të humbasin jetën. Ne e shohim që moti është i papërmbajtur, por ne duhet të bëjmë çdo gjë që të kursejmë jetën e njerëzve. Më pas, po të jetë e mundur, të kursejmë edhe çdo gjë të gjallë. Ndërsa për të tjerat ne kemi faktuar që rindërtojmë. Secilit prej tyre do t’i kompensohet dëmi që do t’i bëhet nga kjo përmbytje.Zoti Kryeministër, a jemi sot në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme? A keni ju kërkesë nga pushteti vendor për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme apo ajo do të bëhet në një moment më të vonë, kur jeta e banorëve është më në rrezik?Pikwrisht kjo ishte dhe njw nga arsyet qw Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh në Shkodwr. Unë pres vlerësimet e tyre dhe Këshilli i Ministrave wshtw ai që e vendos. Unë nuk e përjashtoj, ky vendim mund të merret edhe sot. Në kompetencën e këtij Komiteti, një nga pikat në ligj për këtë Komitet, është edhe vlerësimi i tij dhe propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Atje është i gjithë komitetit, i cili do të vlerësojë situatën dhe do t’i sugjerojnë qeverisë sot pasdite në se do të marrin vendimin apo jo. Natyrisht, për të thënë atë që është, ne buzë saj jemi.Ka një përllogaritje të faturës financiare të dëmeve deri në këto momente?Në këtë moment ka vetëm një llogari, shpëtimi i jetës së njerëzve. E gjithë fatura do të llogaritet pasi të zbresin ujërat dhe dëmet janë të pamohueshme. Ajo është një zonë me një pjellori të jashtëzakonshme, është një zonë e mrekullueshme. çdo gjë do të llogaritet, por tani jemi të përqendruar te jetët e njerëzve. Ne do të shpëtojmë çdo qytetar në atë zonë, pastaj i bëjmë të tjerat.Për sa i përket qytetit të Shkodrës, a përben rrezik liqeni për përmbytjen e këtij qytetit dhe si paraqitet situata në digat e Ulzës dhe Shkopetit?Ka një fryrje të lehtë të liqenit, por pjesa e Shkodrës që përmbytet dhe ky është i njohur Bahçallëku do të evakuohet. është duke u evakuuar dhe janë shumë familje që kanë lënë shtëpitë. Ajo zonë, të jem i sinqertë, është përmbytur shumë herë, pasi është e ulët. Ne diskutuam nëse ka mundësi të mbrohet, por një mbrojte i ka dhënë edhe rruga hyrëse për në Shkodër, e cila ka lartësuar, por sërish një pjesë është e ulët. Ne po e ndjekim situatën, por nuk ka ndonjë shqetësim përveç Bahçallëkut.Situata e Ulzës dhe Shkopetit janë në shkarkim. Këto hidrocentrale vazhdojnë shkarkimin, por siç keni konstatuar dhe ju argjinatura ka funksionuar shumë mirë dhe ne në rrethin e Kurbinit dhe të Lezhës. Nëse përpara nga Drini dhe Mati përmbyteshin me mijëra hektarë, ne kësaj herë përmbytje kemi pasur vetëm nga ajo dallgë e fuqishme e detit. Se çfarë qe ajo nuk u mor vesh qartë. Nuk mund t’a them dot nwse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ka qenë më e fuqishme në Greqi, ku ka krijuar shumë probleme. Ne nuk kemi territore të përmbytura në rrethin e Kurbinit dhe të Lezhës. Kanë funksionuar shumë mirë investime e bëra.Ju u shprehët se jemi në prag të katastrofës natyrore, në fakt është thjesht një katastrofë natyrore dhe nuk ka asnjë përgjegjësi njerëzore dhe institucionale për aktorët e tjerë apo ka nevojë për një analizë?Jam shprehur se jemi në prag dhe çfarë kam nënkuptuar me të. Kam nënkuptuar gjithnjë rrezikun e madh për jetët njerëzore. Për të tjerat ndjej keqardhje dhe dhimbje, por qeveria qëndron tërësisht pranë fermerëve të Dajçit dhe të Ana e Malit, për t’i kompensuar ata një për një. I ka të gjitha mjetet, i ka të gjitha fuqitë dhe ne e riparojmë. Për sa i përket përgjegjësisë, mendoj se është në interesin tënd më të mirë të shkosh në Korporatë dhe të marrësh të gjithë treguesit dhe rregulloren. Korporata ka zbatuar me përpikmëri rregulloren. Për problemet e larta, aty është i gjithëfuqishmi dhe ne jemi të pafuqishëm për ato. Por problemet në tokë, ne po bëjmë çdo gjë që t’i menaxhojmë. Mund të thuhet se kur Valbona apo i gjithë baseni i Drinit merr 4 mijë metër kub shkarkime në sekondë, do të ishte po të mos qe rregullorja. Rregullorja është zbatuar me përpikmëri, shkarkimi ka filluar në kohë, kuotat janë mbajtur në nivelin që përcakton rregullorja. Dhe mendoj se është në interesin tuaj që të merrni rregulloren, të merreni kuotat, të merrni shkarkimet të merrni nivelet, sepse ka një gjë. Përdorimi i fatkeqësisë për propagandë, të çon në një lloj transformimi, që ngjet si korb që ushqehet me viktimat e fatkeqësisë dhe kjo është jashtë çdo lloj standardi. Ku është përgjegjësia? Nuk u zbatua rregullorja? Nuk ekziston rregullorja thonte një mitoman, i cili ishte përzgjedhur që për një shumë lekësh të gënjejë. është e hidhur. Unë i them këtij inxhinieri mitoman të shkojë dhe të marrë një kopje të rregullores. Ai ishte paguar për atë që thoshte.Zoti Kryeministër, përse është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme. çfarë do të bëjë më shumë qeveria, ku ndryshon gjendja e jashtëzakonshme nga gjendja e emergjencës?E patë një ditë një lajm ku thuhej “Lajm i mirë për qeverinë, lajm i keq për popullatën”. Dhe cili ishte lajmi? Lajmi ishte se po ftohej moti, po binin prurjet dhe kjo ishte e mira e qeverisë. Ndërsa e keqja ishte se po vështirësohet jeta e qytetarëve në dëborë. Ata që kanë formuluar këtë lajm duhet t’u kërkojnë të falur banorëve në zonat e përmbytura. Ky ishte një lajm i SMS-ve, sepse gazetari nuk formulon kurrë një lajm të tillë. Këto lajme janë produkt i SMS-ve që mund të vijnë edhe nga mijëra kilometra larg, por po e lëmë këtë.Atëherë, çfarë është gjendja e jashtëzakonshme? Të jem i sinqertë, gjendja e jashtëzakonshme nënkupton largimin e detyrueshëm të njerëzve nga zona e përmbytur. Po ashtu, nënkupton mobilizimin me ligj të të gjitha resurseve që nevojiten. Për shembull tani po i mobilizojmë peshkatarët, por kundërt një pagese të përshtatshme. Të gjitha ato që po i kërkojmë tani po i kërkojmë në kushtet e tregut dhe duke e njohur atë, ndërsa në gjendje të jashtëzakonshme ndërhyjnë rregulla të tjera, do t’i përgjigjesh thirrjes dhe ka ligje të veçanta. Ne qëllimin më kryesor kemi largimin e njerëzve. Ky është preokupimi ynë numër 1. ...