E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra/ǒpo na ndodh kështu?!

Hapim televizorin dhe humbasim ne pamjet televizive qe transmetojne fshatrat e permbytura!O i shikojme si fantashkencë, o përçarjet partiake nxisin mllefet per pushtet per te realizuar qellimet e tyre te mbrapshta! Ku jane shqiptaret qe me zemren ne dore ndihmojnë njëri-tjetrin?! Pak fatkeqesi ka patur nder vite? Termete, e gjithe Shqiperia ngrihej ne kembe. S’e harroj termetin e 1967-s! Ngricë, acar, po asnjë nuk i ndiente. Makinat e lidhura me zinxhirë qe perçonin ndihmen njerezore ne germadhat e shtepive, duke u dhënë force atyre qe u kishte ndodhur fatkeqesia! Ku eshte dashuria qe na bashkonte të gjithëve?! çdo gje e kerkojme nga qeveria. Jam shume dakord qe tek qeveria do te mbeshtetemi, po une nuk po ndiej dashurine vllazerore, jemi nje komb! Thua se po vjen “Fundi i Botës” e te mbijetojë kush te mbijetojë...Mimi Kodheli duket sikur pas kurseve intensive per aktrim kthehet ne ekranet televizive, e kobshme e mjerane! Ku eshte fshehur humanizmi tek këta njerëz? çfare dine te bejne? Ne radhet e tyre e ne te gjithe Shqiperine ka me qindra biznesmenë te fuqishëm. Mos t’i harxhojnë parate ne përurimet e hoteleve më luksoze në Dubai a kudoqoftë...po të kthejne syte nga e pergjithshmja. Jemi popull akoma i pamëkëmbur, me nje prejardhje ekonomie te centralizuar, ku çdo njeri kishte vetem rrogën, s’kishim pronë, s’kishim aktivitete private. Këto 18 vite pushtete te pakonsoliduar, me ekonomi te rrënuar... edhe tani qe po shihet shprese e prekshme me pikesynime te qarta, ndodhin fatkeqesi natyrore. Ndoshta në këto fatkeqësi është e gërshetuar ndopak moseksperienca - mos te gjykojme paaftesite - tani te perpiqemi per nje zgjidhje sa me optimale. A s’eshte e dhimbshme te përjetosh “Katastrofë kombëtare”? Kë do te gezonte kjo? Kush i do keto pushtete ne kurriz te nje populli?!Qeveria po punon. Kryeministri eshte njerezor. Ne syte e tij ka dhimbje dhe force. Lufta me natyren eshte e eger. Kur shoh ato njerez ne mes te ujit, me dhemb shpirti, na takon te gjitheve te ndiejme pergjegjesi. A nuk ishte populli yne qe priti krahehapur shqiptarët e Kosovës? Ata luftonin me serbin per idealet e kombit dhe ne u qendruam prane. Tani nje pjese e Shqiperise po lufton me natyren dhe ne na takon te gjendemi prane. Mos te degjojme politikanet opozitare qe duan te nxisin dhimbje te kobshme.Ky vit qe sapo ka hyre le te shenoje arritje dhe suksese. Le të shtrijme ëndrrën tonë tek e ardhmja duke parë njëri-tjetrin me besim dhe dashuri. është shumë i bukur simboli i duarve të bashkuara....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›