Shkodër, Basha: Situata është përmirësuar ndjeshëm, evakuimi, i domosdoshëm në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Brendshëm, Basha mbledh Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër dhe vlerëson se duhet të vazhdojë evakuimi i banorëve nga zonat e përmbytura(Update)-Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vizitoi sot që në orët e para të mëngjesit zonat e përfshira nga përmbytjet në qarqet Shkodër e Lezhë. Në Shkodër, Basha mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile, për situatën më të fundit të krijuar në zonat e përmbytura dhe mbledhjen e informacioneve nga Ministritë e linjës lidhur me vlerësimet e tyre në njësitë vendore ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Situata në njësitë vendore të Shkodrës, në të cilat është shpallur gjendja e emergjencës, sipas vlerësimeve të bëra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe njësive vendore Shkodër, janë përmbytur rreth 4786 ha tokë. Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi. Të evakuuar gjithsej janë 527 familje, ndërsa ende vazhdojnë evakuimet. Këto të dhëna janë të orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj, që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura. Ndërkohë Shtabi i Emergjencës në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Lezhë kanë evakuar një pjesë të mirë të popullatës. Të gjitha akset rrugore në të dy qarqet janë të kalueshme. Drejtoria e Policisë Shkodër monitoron në vazhdimësi situatën e krijuar. Strukturat e policisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende. Ministri i Brendshëm dhe kryesuesi i Komitetit Ndërministror, Lulzim Basha, u shpreh se institucionet e linjës duhet të bëjnë mbarëvajtjen e punës për kapërcimin e situatës së jashtëzakonshme dhe njëherazi evakuimin e plotë të banorëve nga zonat e përmbytura.Qarku Shkodër Situata në njësitë vendore të Shkodrës, në të cilat është shpallur gjendja e emergjencës, sipas vlerësimeve të bëra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe njësive vendore Shkodër, janë përmbytur rreth 4786 ha tokë. Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi. Të evakuuar gjithsej janë 527 familje. Evakuimi vazhdon. Pritet të evakuohen gjithsej rreth 3000 persona nga njësitë vendore të bashkisë Shkodër, Komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Bushat.Komuna Dajç Nga grupi i punës inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është punuar dhe riparuar rreth 140 m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m. Gjatë ditës së djeshme është bërë një punë intensive nga strukturat e policisë dhe të ushtrisë që janë të dislokuar në këtë zone, për të bindur komunitetin e zonës për t’u evakuar, punë e cila vazhdoi edhe gjatë mbremjes së kaluar. Po punohet në Komunën Velipoje për riparimin e argjinatures në fshatin ças. Gjatë ditës së djeshme janë evakuar nga strukturat e ushtrisë rreth 200 kokë bagëti nga zona e përmbytur në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunen Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë. Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj., që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura. Nga KECQ i drejtuar nga Prefekti vazhdon ritmikisht puna dhe koordinimi i të gjithë strukturave të dislokuara në qark dhe atyre që kanë ardhur në mbështetje si nga MM, MB, Rezervat e Shtetit për ndjekjen sistematike të situatës konkretisht në terren. Qarku Lezhë Në Ishull Shëngjin në lagjen Stom uji është larguar plotësisht. Hidrovori punon me kapacitet të plotë. Vazhdon puna për ngritjen e argjinaturës mbrojtëse për pengimin e baticave të detit. Në komunën Shënkoll, në fshatin Tale argjinatura e hidrovorit është riparuar dhe nuk ka problem në banesa dhe në rrugë. Në komunën Balldre nuk ka problem. Hidrovorët e fshatrave Balldre e Gocaj janë në gjendje pune dhe punojnë me kapacitet të plotë. Në rrethin e Kurbinit: Në komunën Fushë Kuqe, në fshatin Patok nuk ka problem. Hidrovorët në fshatrat Fushë Kuqe dhe Adriatik punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë problem. Të dhënat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Për përballimin e situatës emergjencës së krijuar në zonën e Lezhës dhe Shkodrës për datën 06 Janar 2010, ora 0600 deri 07 janar 2010, ora0600, me rreth 224 forca nga këto 14 trupa të sigurisë së Kosovës, 4 mjete dhe 2 trupa të Nato-s si dhe 67 mjetet e dërguara në zonat e përbytura kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturës dhe evakuimin e popullsisë dhe gjësë së gjallë. I. Konkretisht janë evakuar në zonën e Dajcit dhe Obotit: 2 familje me 16 persona 26 bagëti Janë vendosur 600 thasë me rërë Në Berxhat vazhdon puna për vendosjen e argjinaturës; është ndërtuar 50 ml argjinaturë dhe janë përforcuar 70 ml të tjera. Janë dërguar në zonën e operacionit 100 palë çizme kundër ujit dhe 42 pelerina. Furnizim me bukë dhe ujë të pishëm. Transportuar 20m3 inerte për në fshatin Obot. Transportuar një i sëmurë nga fshati Bërdicë për në spitalin civil Shkodër. Janë transportuar 110 m3 inerte nga Velipoja për në Komunën Dajc për rregullim argjinaturës dhe hapje rruge. Në fshatin Semishtë Shkodër dhe në fshatin Qashë janë transportuar përkatësisht 40 dhe 20 m3 zhavor.Në Velipojë Nga raportimi i orës 06 00 të datës 07.01.2010, rezulton se janë transportuar 40 m3 inerte në një distancë 6 km, me 5 automjete vetëshkarkuese të batalionit të xhenios, të cilat arritën në zonën e operacionit rreth orës 2300 të datës 06.01.2010 Në Lezhë Janë transportuar nga gurorja e Gjadrit për në Tale të Lezhës 180 m3 inerte për riparim të argjinaturës së dëmtuar Në Ishullin Lezhë janë mbushur 422 m3 argjinaturë. Strukturat e ushtrisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit, forcimin e argjinaturave dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende. Raportimet e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjtes së Konsumatorit Nga ora 20.00, date 6.1.2010 deri ne oren 6.00, date 7.1.2010 u mbajt kontakt i vazhduar me drejtorin, punonjesit e Bordit te Kullimit Shkodër dhe me kryetarin e Komunës Velipoje per problemet e argjinaturave ne Dajç dhe ças. Kërkohet mbingritja e argjinaturës së çasit në një gjatësi prej 200 ml, ku nevojiten rreth 1200 m3 materiale inerte apo gurë dhe argjilë që të bëjnë të mundur mbrojtjen e kapërdimit të ujit mbi argjinaturë në zonën e kulluar me hidrovorin e çasit. Kanë arritur 6 makina vetëshkarkuese në Velipojë dhe kanë filluar punën për transportin e materialeve inerte në argjinaturë. Raportohet që në orën 0500, datë 7.1.2010 janë transportuar vetëm 60m3 material inert. Janë monitoruar të gjitha digat e rezervuareve në këtë zonë dhe nuk paraqesin probleme për sigurinë e tyre. Hidrovoret janë në pune me kapacitet të plotë për të mundësuar mbajtjen e ujërave në nivelet e duhura. Të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtabi i Emergjencës ne Drejtorinë e Policisë Shkodër, Lezhë në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave në Prefekturat përkatëse dhe të ushtrisë me repartin e reagimit të shpejtë në Vaun e Dejës (Shkodër) kanë evakuar një pjesë të mirë të popullatës. Të gjitha akset rrugore në të dy qarqet janë të kalueshme. Drejtoria e Policisë Shkodër monitoron në vazhdimësi situatën e krijuar. Strukturat e policisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende. ...