Rasti Xhuvani ja 7 shkeljet e Prokurorise
Prokuroria ka kryer të paktën 7 shkelje ligjore në hetimin e çështjes së Kostandin Xhuvanit, që favorizojnëe dënimin minimal për djalin e deputetes socialiste, Luiza Xhuvani.
Ishte vetë prokuroria ajo që ka kërkuar dënimin me vetëm 3 vite burg për Kostandin Xhuvanin, për vrasjen e një 26-vjeçari.
Organi i akuzës e ka pranuar se gjykata ka dhënë pikërisht dënimin maksimal të kërkuar nga ajo vetë, ndonëse Xhuvani përfitoi uljen e 1/3 së dënimit pasi pranoi autorësinë e vrasjes. Kërkesa e prokurorisë për dënimin me 3 vite burg për vrasje është cilësuar si e papranueshme nga Ministria e Drejtësisë.
Raporti i kësaj ministrie, lidhur me këtë çështje, nxorri në pah edhe shkeljet e bëra nga prokurorët lidhur me politikën penale të ndjekur në këtë rast. Konkretisht, për Xhuvanin Policia Gjyqesore ka sugjeruar vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ndërkohë që prokurori ka proceduar duke ndërruar brenda ditës akuzën me iniciativën e vet, duke e kthyer në akuzë për vrasje në kapërcim të kufijve mbrojtjes së nevojshme, çka e përkthyer me fjalë të thjeshta do të thotë dënim më i vogël për të pandehurin.
Prokurori ka ndryshuar akuzën për Xhuvanin brenda ditës, e ndërkohë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës e ka pranuar po brenda ditës ndryshimin e akuzës pa verifikuar dhe studiuar dosjen më parë. Fakt ky që nxjerr në pah shkeljet e organit të akuzës dhe tregon së prokuroria për Konstandin Xhuvanin ndoqi një politikë penale selektive. Sipas Kodit të Procedures Penale, Policia Gjyqësore zhvillon hetimet paraprake në përputhje me ligjin dhe faktet e mbledhura gjatë hetimeve dhe ja dërgon prokurorit bashkë me relacionet shpjeguese dhe për faktet dhe provat duke i sugjeruar edhe përfundimin eçështjes.
Vetë organi i akuzës me pranimin se dhënia e dënimit ishte pikërisht aq sa donin, pranon se ka përdorur standart të dyfishtë dënimi për veprën penale dhe ndoqi një politikë jo të drejtë e penale. Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë konstatuar se në kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së dënimit për djalin e deputetes së PS-së Luiza Xhuvani nuk janë analizuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale dhe konkretisht rrezikshmëria shoqërore e veprave penale, fakti i fshehjes për një farë kohë të të pandehurit nga hetimi, lloji dhe marzhi i dënimit, fakti që i pandehuri akuzohet për më shumë se një vepër penale. Në raportin e inspektimit të MD-së, po ashtu theksohet se nuk është bërë as individualizimi i dënimit midis të pandehurve duke e cilësuar sitëpapranueshme pabarazinënë trajtimin e subjekteve të procedimit penal, që nuk është asgjë tjetër, përveçse shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës nuk ka pyetur asnjë prej të dëmtuarve por vetëm të pandehurin dhe kjo tregon se prokurori ka pranuar versionin hetimor të të pandehurit pa marrë në konsideratë mundësinë e ekzistencës së një versioni të kundërt me të. Veprimet e prokurorit nuk perputhen as me gjendjen e faktit pasi Konstandin Xhuvani ka qenë i armatosur paraprakisht, një tjetër gafë e prokurorisë e cila justifikon të pandehurin me faktin se në fillim mendonin se ishte armë por me pas kuptuan se ishte lodër. Ndërkaq organi i akuzës ka vonuar dy muaj për dërgimin e çështjes në gjykim.
Prokuroria e Tiranës e mbylli vitin 2011 duke dhënë sinjalin negativ për komunitetin duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë publike të qytetarëve. E ndërkohë që i gjithë sistemi i drejtësisë po merr masa në rritjen e sigurisë publike dhe rritjen e besimit të qytetareve tek ligji, prokuroria bën të kundërtën, mbron ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Shkeljet kryesore të Prokurorisë
1- Ndërrimi i akuzës brenda ditës
2- Vonon 2 muaj dërgimin e çshtjes për gjykim
3- Politikë jo e drejtë penale e standard i dyfishtë
4- Mosindividualizimi i dënimit midis të pandehurve
5- Nuk është pyetur pala e dëmtuar
6- Fshehja e të Xhuvanit nga drejtësia, s’është marrë parashysh
7-Disa veprime të parregullta hetimore