E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miratohen ndryshimet Kodin Rrugor

Mazhoranca dhe opozita kanë votuar unanimisht në mbështetje të ndryshimit të parë në ligjin “Për Kodin Rrugor” gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve. Vota unanime e deputetëve të shumicës dhe pakicës parlamentare, vjen në vijim të marrëveshjes së konsensusit për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë votën e 3/5 të deputetëve.

Amendamenti që kaloi në mbledhjen e sotme lidhej me vendosjen më automjete të tahografit dixhital, një pajisje e cila mat dhe kontrollon shpejtësinë, distancën dhe kohëzgjatjen e udhëtimit të tyre. Në mbledhje ka dhënë shpjegime teknike mbi këtë projektligj Drejtori i Politikane të Transportit Rrugor në Ministrinë e Transporteve, zoti Kujtim Harshova.

Pas dëgjimit të shpjegimeve, mazhoranca dhe opozita kanë vlerësuar si pozitive këtë nisëm ligjore, duke votuar në unanimitet miratimin.
Komisioni i Ligjeve do të vijojë gjatë ditëve në vijim me shqyrtimin e dy amendamenteve të tjera, mbi ligjin “Për Kodin Rrugor”. Pas diskutimit dhe votimit në Komisionin e Ligjeve të tre amendamenteve, do të kalojnë për votim në seancë plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›