E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ndarja nga jeta e Sabri Godos humbje e madhe per politiken dhe letrat e Shqiperise

Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, zhvilloi sot homazhe në nderim të politikanit, shkrimtarit të shquar dhe themeluesit të Partisë Republikane të Shqipërisë Sabri Godo, i cili u nda dje nga jeta.

Në homazhet e zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para trupit të pajetë të Sabri Godos.

Kryeministri Berisha u përul në shenjë nderimi para trupit të pajetë të Sabri Godos, si dhe i shprehu ngushëllime familjarëve e të afërmve të tij si dhe drejtuesve të Partisë Republikane, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Sabri Godos si një humbje e madhe për politikën dhe letrat e Shqipërisë.
Kryeministri la edhe një shënim në Librin e Ngushëllimeve të hapur me këtë rast.

Pas homazheve, Kryeministri iu bashkua familjarëve, të afërmve, miqve e kolegëve të Sabri Godos, duke marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›