Topalli Godo do te kujtohet si nje intelektual aktiv

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri sot homazhe në nderim të ish deputetit të Kuvendit, Sabri Godo, i ndarë një ditë më parë nga jeta.
Në ceremoninë e homazheve, në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, Kryetarja e Kuvendit, u shprehu ngushëllimet e saj bashkëshortes, vajzave dhe familjarëve të ish deputetit Godo.
Kryetarja e Kuvendit në librin e ngushëllimeve të hapur për këtë rast, e vlerësoi Godo jo vetëm si deputet e politikan, por edhe si shkrimtar e historian, i cili do të kujtohet si një intelektual aktiv i njohur.
Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001.