Kipred: Kosova, një zonë zgjedhore
Kosova duhet të jetë një zonë zgjedhore, të votohet me lista të hapura dhe votuesit të kenë vetëm një votë. Pragu për të hyrë në Kuvend të jetë natyral.
Këto ishin disa rekomandime sa i takon sistemit zgjedhor në Kosovë, nga instituti Kipred. Duke iu referuar mediave kosovare, thuhet se rekomandimet do ti dorëzohen Komisionit, për amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Kipred” beson që këto janë ndryshimet më të lehta dhe më të dobishme, të cilat do të siguronin proces më të mirë e më të drejtë të zgjedhjeve në Kosovë, thuhet në njoftimin e këtij instituti.