Berisha: Në 100 vjetorin e pavarësisë të mos harrojmë perandorin ilir Kostandin, një reformator i madh i Evropës
Në mbledhjen e radhës të Komitetit Shtetëror për 100 vjetorin e pavarësisë, kryeministri Berisha theksoi se “të vërtetat historike janë një proces jetik për tё ardhmen e njё kombi”, e cila s’mund të kushtëzohet nga ringjallja e historianëve me qëndrime hoxhiste”. Miratohet si Monument Kulture, Sheshi i Flamurit në qytetin e Vlorës
Në 100 vjetorin e Pavarësisë shqiptarët të njihen me të vërtetat historike, pasi në vite këto të vërteta janë deformuar. Një kërkesë e tillë iu drejtua Komitetit Shtetёror pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё, nga Kryeministri, Sali Berisha.
Në këtë mënyrë, Kryeministri Berisha ritheksoi domosdoshmёrinё e përcaktimit tё tё vёrtetave historike tё vendit, si një proces jetik pёr tё ardhmen e njё kombi. “Për rrethana të caktuara, ne kemi pasur fatkeqësinë e deformimeve, tё largimeve, madje ndonjёherё edhe tё ecjes nё drejtim të kundër me të vёrtetën”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Shtetёror pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё.
Por duke qenë më i drejtpërdrejtë, shefi i qeverisë iu referua pikërisht regjimit komunist dhe pasojave që pati vendi gjatë diktaturës.
“Dua të theksoj se në tërë historinё e tyre, shqiptarët nuk kanë pasur armik më tё egër se Enver Hoxha. Kjo ёshtë e vërteta! Ky diktator i çoi shqiptarët në skaje të tmerrshme varfërie, që ata nuk i kishin njohur ndonjёherё. Ky diktator i zhyti shqiptarët në honet me të thella të izolimit, që ata kurrë si kishin njohur më parë. Ky diktator shtypi shqiptarët, vrau, burgosi, ekzekutoi më shumë se çdo regjim tjetër në Europë, popullin e vet. Nga ana tjetër, një dëm kolosal iu bë edhe kulturës. Kultura hoxhiste ishte pseudo-kulturë. Historisë duhet t’ia njohim këto”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, konstatohet njё qëndrim hoxhist ndaj tё vërtetave tё mёdha.
“Unë i kuptoj si mund të diskutohej e të shkruheshin vëllime të ndryshme në atë kohë, por sot, që janë të lirë, pёr se nuk pranohet të bёhen këngёtarё të lirisë, pёr se nuk merret përsipër të shqyrtohen në driten e dokumenteve të arkivave, të gjitha ato që kanё shkruar. Hoxhismi është i gjallë në psikologjinë e kёtyre zotërinjve. Ne ju bëjmë thirrje historianёve të nxjerrin të vërtetat, sikudnër marr rast nga një letër që më dërgon shoqata Antipatrea e Beratit, për shtëpinë e Babë Dud Karbunarës, nё tё cilёn kërkohet bashkëpunim me Institutin, për rindërtimin e saj. Unë i përgëzoj dhe mendoj se i shton një vlerë qytetit. Natyrisht, shtëpia do të banohet, por edhe do të tregohet. Kjo të ndodhe edhe nё raste të tjera”, garantoi Kryeministri.
Në realizimin e këtij misioni kreu i ekzekutivit kërkoi dhe kontributin e autoriteteve vendore.
“Instituti është i ftuar që të ndihmojë në restaurimin e në mirëmbajtjen e tyre. Le ta bëjmë këtë, pasi do ta festojmë më mirё kёtё 100 vjetor, nëse kemi një angazhim të përgjithshёm qeveri qendrore - qeveri vendore. Qoftë kjo në ndërtimin e simboleve, ikonave përfaqësuse apo veprimtarive tё tjera. Kjo është e rëndësishme”, u shpreh ai.
Kështu, duke sjellё nё vёmendje njё tjetёr pёrvjetor, atё tё Perandorit me origjinё ilire, Kostandin, njeriut tё reformave më të mёdha në historinё e njerëzimit, kreu i ekzekutivit kёrkoi qё nё bashkёrendim me autoritetet e Kosovёs tё programohet nderimi i kёsaj figure.
“Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishёm në historinё e njerёzimit,”, vuri në dukje Kryeministri.
Madje, për të nderuar kёtё figurё, shefi i qeverisë kёrkoi qё nё bashkёrendim me autoritetet e Kosovёs, të programohet nderimi dhe përkujtimi i tij, ndёrsa kёrkoi qё pёr kёtё qёllim, ambasada shqiptare nё Vatikan të marrë të gjitha kontaktet me Selinë e Shenjtë.
“Shqiptarëve ju takon të shprehin nderimin e tyre ndaj këtij burri, që i bën paraardhësit tanë themelues ndër mё kryesorёt ose më kryesorin, pas Jezusit, të krishtërimit”, deklaroi Kryeministri.
I mbledhur nёn drejtimin e kreut të ekzekutivit mori disa vendime nё kuadrin e festimeve pёr 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё.
Kёshtu, Komiteti vendosi qё monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, i cili aktualisht ndodhet nё Muzeun Historik Kombёtar, tё zhvendoset nga ky Muze dhe tё vendoset nё vendvendosjen e aprovuar mё parё nga Komiteti, në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Ndёrsa monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakçori, do tё vendoset nё Muzeun Historik Kombёtar.
Gjithashtu, komiteti aprovoi si variant tё parё pёr monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhiku.
Ndërkohë që ky komitet mbёshtetet rikonceptimi i sheshit tё Vlorёs. Kryeministri Berisha kёrkoi qё sheshi i Flamurit tё shpallet monument kulture.
Komiteti aprovoi edhe projektin pёr mauzoleumin kushtuar Nёnёs Mbretёreshё dhe u kёrkua tё hapet menjёherё tenderi pёr realizimin e tij.
Po kështu, komiteti kёrkoi tё hapet konkursi ndёrkombёtar, pёr realizimin e spotit pёr 100 vjetorin.
Në këtë takim komiteti aprovoi nё parim listёn e aktiviteteve kryesore pёr 100 vjetorin, si dhe krijimin e njё ëbsite pёr 100 vjetorin. Kjo axhendë do t’u vihet në dispozicion të zgjedhurve vendorë me qëllim zbatimin e saj në kuadër të festimeve për këtë 100 vjetor.
Vendimet e miratuara nga Komiteti për 100 vjetorin e Pavarёsisё nё kuadrin e festimeve pёr kёtё pёrvjetor
* Komiteti vendosi qё monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, i cili aktualisht ndodhet nё Muzeun Historik Kombёtar, tё zhvendoset nga ky Muze dhe tё vendoset nё vendvendosjen e aprovuar mё parё nga Komiteti, në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”.
* Komiteti vendosi që monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakçori, do tё vendoset nё Muzeun Historik Kombёtar.
* Komiteti aprovoi si variant tё parё pёr monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhiku.
* Komiteti aprovoi gjithashtu, tё mbёshtetet rikonceptimi i sheshit tё Vlorёs. Kryeministri Berisha kёrkoi qё sheshi i Flamurit tё shpallet monument kulture.
* Komiteti aprovoi edhe projektin pёr mauzoleumin kushtuar Nёnёs Mbretёreshё dhe u kёrkua tё hapet menjёherё tenderi pёr realizimin e tij.
* Komiteti kёrkoi tё hapet konkursi ndёrkombёtar, pёr realizimin e spotit pёr 100 vjetorin.
* Komiteti aprovoi nё parim listёn e aktiviteteve kryesore pёr 100 vjetorin, si dhe krijimin e njё ëbsite pёr 100 vjetorin.