Presidenti Bujar Nishani dekreton ligjin për akcizat dhe procedurat tatimore
09-08-2012 / Gazeta 55
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot dy ligje të rëndësishme financiare.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, dekreti i parë ka të bëjë me shpalljen e ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe dekreti i dytë është për shpalljen e ligjit, “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19. 05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.