E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjermania, në krah të Shqipërisë për integrimin e saj në Europë”

09-08-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, me rastin e marrjes së detyrës së Tij në krye të shtetit shqiptar.
Presidenti Gauk në mesazhin e tij shprehet se, “Fillimi i Presidencës Suaj përkon jo vetëm me 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit Tuaj, por edhe me përvjetorin e 25-të të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat unë dëshiroj t’i zhvilloj më tej së bashku me Ju!”.
Presidenti gjerman e siguron Presidentin Nishani se Gjermania do të qëndrojë në krah të vendit tonë edhe në kuadër të përpjekjeve ende të domosdoshme për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë këtyre ditëve ka marrë gjithashtu mesazhe urimi nga Presidenti i Indisë, Pratibha Devisingh Patil; Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Lartësia e Tij, Sheiku Sabah Al Ahmad Aj Jaber Al Sabah dhe Princi i Kurorës, Sheiku Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah; Presidenti i Maltës, Dr. George Abela dhe Sulltani i Sulltanatit të Omanit, Qaboos bin Said.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›