E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Maqedoni: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi gjate vizites se tij, ne Maqedoni u takua me homologun e tij vendas, Gjorgje Ivanov. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi kontributin e faktorit politik shqiptar në stabilitetin e Maqedonisë dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Ivanov mendon se modeli që Maqedonia zbaton për pakicat etnike duhet të aplikohet në mbarë rajonin e Ballkanit.

“Ri-shpreha tek presidenti Ivanov vëmendjen për realizim e kornizës së Marrëveshjes së Ohrit të viti 2001 e cila është regjizuar me vullnetin e të gjitha partive politike në Maqedoni,”-deklaroi tha Presidenti Topi. Nderkohe Ivanov u shpreh se Marrëveshja e Ohrit u fut në kushtetutën e Maqedonise dhe si e tillë është pjesë e sistemit politik te ketij vendi. E gjate vizites ne Shkup, kreu i shtetit shqiptar, u takua edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski, Zv/Kryeministrin, Abdylaqim Ademi dhe Kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›